Showbiz 13 Shkurt 2020

Nusja e ardhshme mbretërore dhe i fejuari i saj vendosin një rregull strikt për të ftuarit në dasmë

Showbiz

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj e gjysmë që kur ka hyrë viti 2020, për familjen mbretërore deri tani ka qenë një udhëtim me pengesa...në fillim Megxit, më pas divorci i nipit të madh të mbretëreshës, Peter Philips. Me gjithë këto gjëra, ka pasur edhe lajme të mira që dalin nga Pallati Buckingham.

Javës që shkoi, u bë me dije lajmi se princesha Beatrice dhe i fejuari saj Edoardo Mapelli Mozzi do të martohen më 29 maj, në kishën 'The Chapel Royal', St James's Palace, ndjekur nga një pritje private që do të mbahet nga Mbretëresha në kopshtet e Buckingham Palace.

Por të dy të rinjtë kanë vendosur një rregull strikt në dasmën e tyre për sa i përket dhuratave. Çifti ka kërkuar që të ftuarit të mos u çojnë dhurata ditën e martesës, por t'i mbështesin ata në punën që po bëjnë për 2 organizata bamirësie: "Big Change" dhe "Cricket Builds Hope". Të dy partnerët janë përkatësisht themelues dhe bashkëthemelues të këtyre organizatave, prandaj kërkojnë që të ftuarit ta çojnë atje kontributin e tyre në vend të dhuratës së dasmës.

Beatrice dhe Edo kanë zgjedhur një zonë intime brenda kishës The Chapel Royal ku është mbajtur edhe dasma e Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert në shkurt të vitit 1840.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor