Showbiz 13 Shkurt 2020

Fjodora Fjora tregon arsyet pse nuk është martuar dhe ç'mendon për tradhtinë

Showbiz

Gazetarja Fjodora Fjora ka folur për herë të parë për jetën e saj private. Në programin 'Galmour zone' të gazetares Ester Bylyku ajo ka rrëfyer pse institucioni i martesës ndoshta nuk bën për të dhe se çfarë mendimi ka për tradhtinë.

 “Je në një lidhje?”

Fjodora Fjora: “It`s complicated”

Nga anon më shumë, nga Po-ja apo nga Jo-ja?

Fjodora Fjora: Nga Po-ja

Je e lumtur?

Fjodora Fjora: Jam e lumtur, por jeta ime private nuk kushtëzohet vetëm nga një lidhje që ka të bëjë me një mashkull. Jam e lumtur sepse jam prind. Jam një njeri i kënaqur në gjërat që bëj dhe ndihem mirë. Stadi në të cilin ndodhet jeta ime më pëlqen.

E ke menduar ndonjëherë pjesën përse nuk je martuar?

Fjodora Fjora: Po e kam menduar. Kam shumë mikesha të miat që janë martuar, janë divorcuar, janë rimartuar. Ka nga ato që janë martuar brenda profesionit me të ngjashëm të llojit tonë. Megjithatë në rastin tim kanë qenë dy arsye të mëdha. E para kur më ka ardhur martesa në derë dhe më ka ardhur minimumi tre herë, madje turp më vjen të them por dy prej këtyre edhe e kam kthyer unazën mbrapsht. Për njëmijë arsye nuk ka ndodhur, zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndihesha e vogël, nuk ndihesha gati.

I kam shkuar shumë afër, por nuk kam qenë e bindur. Por nuk mërzitem fare sepse kam kuptuar që institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo s'më ka penguar të jetoj sh mirë jetën time dhe të lumtur. Njeriu ka nevojë për dikë që të ndihet mirë, martohet apo jo, por nëse s'të bën të ndihesh mirë, unë jam totalisht kundër kompromiseve.

Unë kam punuar dhe investuar tërë jetën të bëhem kjo që jam, të bëj një, shkollë një master, të punoj deri natën vonë si ty që regjistron tani dhe vjen dikush që do të largojë nga këto gjëra...Unë nuk e zhbëj dot veten time prandaj mendoj që kam pasur këto luhatjet personale.

Të ka ndodhur të përfundojë ndonjë lidhje që ti mund të jesh ndier vërtet mirë për shkak të tradhtisë?

Jo. Mund të ketë pasur situata ose raste përgjatë lidhjes, por nuk ka qenë ajo shkaku. Unë jam një njeri që di të pranoj,  di të suportoj dhe di të kuptoj që kjo puna e tradhtisë është e mbivlerësuar. Mendoj që tradhtia është njerëzore për sa kohë edhe Bill Klinton e ka bërë edhe është falur. Nuk di se kush nga këto femrat më të rëndësishme të botës nuk e ka pranuar publikisht që nuk është tradhtuar dhe ka ditur të falë.  Ka gjëra të mira shumë tek njerëzit dhe unë mendoj që nëse ti je gati për ta kapërcyer këtë gjë brenda vetes dhe nëse atë njeriun që ke aty e do dhe thjesht e do, duhet të dish të tolerosh, duhet të dish të kuptosh që  mund të mos ketë qenë faji vetëm i tij, por dhe yti, jo për të marrë faje përsipër, por ka momente në jetën tonë ku bëhemi të pavëmendshëm, hyjmë në cikle të tjera, nuk mund ta gjej fiks tani këtë momentin, sepse kjo gjë që më ka ndodhur ka shumë kohë. Dua t'i mëshoj vetëm faktit që  kjo puna e tradhtisë është e mbivlerësuar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor