Vajza e gazetarit Defrim Methasanit fiton betejën me sëmundjen e rëndë. Luna rrëfen çastet e vështira!
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një gruaje 35-vjeçare nga Tepelena. Ajo ka treguar në studio vështirësitë për rritjen e djalit të saj të sëmurë si një nënë e vetme. Bashkëshorti i kërkoi divorcin pasi mësoi sëmundjen e djalit dhe që prej asaj dite nuk është interesuar më për të.
Prej 11 vitesh, Suzana po përballet e vetme me sëmundjen e djalit të saj dhe i duhet të punoj shumë, madje dhe me orë shtesë për të mbajtur familjen.
Rrëfimi i saj mes lotësh ka emocionuar edhe drejtuesen e emisionit, Mirela Milori.
Si është dita jote?
Suzana: E lodhshme punoj në rrobaqepsi, 8 orë janë oraret bazë, punoj dhe me orë shtesë.
Që të paguhesh më shumë?
Suzana: Po, që të arrij të marr diçka më shumë. Shkoj në shtëpi merrem me çunin. Më pret duke qeshur sa më dëgjon zërin. Se kur i flet arrin të kuptojë, kur je e mërzitur, ai i mërzitur, kur i qesh fillon qesh dhe ai. Natën pastaj prapë rri me të, sidomos fillimet kanë qenë dhe natë dhe ditë i rrija pranë, se nuk e zinte gjumi nga krizat. Tani kanë rënë, por prapë ka ato shqetësimet e veta.
Ti je shumë e re, ke menduar të kesh një martesë tjetër si e sheh?
Suzana: Kam patur shumë frikë për një lidhje tjetër.
Po pse?
Suzana: Jam lidhur shumë pas djalit.
Ndoshta një lidhje që të ndihmojë dhe ty dhe djalin?
Suzana: Se kam menduar, kam patur kërkesa, por s’kam pranuar!
Do ta vazhdoj rrëfimin natyrisht me Suzanën, por të marrim pak veten se na emocionove.../tv.klan/
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...
Ai është një nga zërat më të bukur në Shqipëri dhe së fundmi të gjithë fansat mund ta njohin më mi...