Showbiz 12 Shkurt 2020

12 shkurti i trishtë i Ledina Çelos, pse këngëtarja poston gjithmonë këtë foto çdo vit

Showbiz

U bë shumë vite që i mungon skenës shqiptare, por jo Shqipërisë pasi Ledina Çelo gjen çdo rast për t’u kthyer në Tiranë, qytetin ku u rrit dhe hodhi hapat e parë në muzikë. Ajo nuk ka ndryshuar aspak, ose thuajse pak, nga Ledina e viteve më parë, që ndizte Pallatin e Kongreseve, por tani është shumëfish më e lumtur pasi është mama e dy engjëjve dhe ka në krah njeriun që do.

Megjithatë edhe pse ka çdo gjë që dëshiron, data 12 shkurt vazhdon të jetë një datë sa e trishtë, aq edhe e mbushur me kujtime të veçantë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë dedikimin më emocionues.

Një foto bardhë e zi e së ëmës, në të cilën shkruhet: “Gëzuar datëlindjen, e bukura ime!”, ka qenë kjo një mënyrë që Ledina të kujtojë personin më të dashur për të. “Më mungon, mami!”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa nuk mund të mos vihet re ngjashmëria mes saj dhe së ëmës. Ledina publikon çdo vit në të njejtën datë foto që sjellim shumë kujtime për të, duke ndarë në këtë mënyrë nostalgjinë me ndjekësit në rrjet. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor