Showbiz 12 Shkurt 2020

Kaq e patën vuajtjet e Arbanës dhe Xhemit në kuzhinë, këta 3 ndihmës ua kanë lehtësuar jetën

Showbiz

Në qoftë se mendoni se shoqëria në botën e televizionit nuk ekziston, atëherë me siguri nuk keni dëgjuar të flitet për miqësinë e ngushtë të dy moderatoreve të njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu. Dyshja simpatike jo vetëm që kanë dhënë prova të forta se miqësia e tyre e vyer vlen mbi gjithçka, por e kanë kultivuar këtë gjë edhe tek fëmijët e tyre: Martini, Gabrieli dhe Joni.

"Dardha bie nën dardhë" dhe tre të vegjlit jo vetëm që luajnë me njëri-tjetrin, por u pëlqen edhe të ndihmojnë mamatë në kuzhinë, jo vetëm për të ngrënë, por edhe për të përgatitur ndonjë gjë ose servirur pjatat.

Në setin fotografik që Arbana realizoi për librin e saj të dytë, Arbana ka përfshirë jo vetëm Jonin dhe mbesën e saj të vogël, por edhe Xhemin me dy djemtë. Dje moderatorja ka postuar disa foto të papublikuara nga libri dhe neve na ngelën sytë tek kjo.

Arbana dhe Xhemi shfaqen duke përgatitur me tre ndihmësit e tyre simpatikë një tortë të shijshme, dhe duken shumë të lumtur së bashku. “Familje”, është përshkrimi me të cilin Arbana e ka shoqëruar këtë foto, e cila është pëlqyer shumë nga ndjekësit. Sa mirë që u rritën çunat, tashmë mund të kujdesen ata për mamatë e tyre!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor