Showbiz 12 Shkurt 2020

Adele ti je? Këngëtarja ka ndryshuar aq shumë sa nuk po u besojmë dot syve

Showbiz

Ajo është pa diskutim një nga artistet më të njohura dhe më të suksesshme të këtyre 10 viteve të fundit. Hitet e saj si “Someone like you”, “Rolling in the deep”, “Hello” etj kanë thyer rekordin e 1 miliard klikimeve në Youtube, si dhe kanë kryesuar klasifikimet muzikore më të rëndësishme në botë. Megjithatë kësaj here Adela na habitur jo me këngën e radhës, por me shndërrimin drastik që ka pësuar gjatë 2019-s.

Dhe po të mos kishim parë fotografitë gjatë pushimeve me ish-solistin e “One Direction” Harry Styles, as që do e merrnim me mend se Adele do të kishte ndryshuar aq shumë. Këngëtarja e njohur tregoi se ajo kishte humbur mbi 20 kilogramë falë një regjimi të shëndetshëm, i njohur edhe si dieta Skirt. Por s’keni parë gjë akoma. Këngëtarja e njohur rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve pasi u shfaq në festën e Beyonce-s dhe Jay Z më elegante se kurrë më parë. 

E veshur me një fustan “Ralph & Russo” me dizajn leopardi, Adele dukej e mahnitshme dhe magjepsëse ndërsa pozonte me një gazetare. Dhe sigurisht që gjithë vëmendjen e mori beli i saj i hollë. Këngëtarja 31-vjeçare na la sërish pa fjalë me pamjen e saj dhe shpresojmë që t'ju ketë motivuar sadopak.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor