Showbiz 11 Shkurt 2020

"Nuk i hap rrugë të padrejtës, pse për mua s'mendoi njeri" Alketa sqaron përplasjen me Xhemin

Showbiz

Edhe pse festivali i "Sanremo-s" uli siparin mbrëmjen e 8 shkurtit, duket se "fenomeni" Alketa Vejsiu vazhdon akoma të prodhojë lajm e të ndajë teleshikuesit, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në dy kampe: ata që e pëlqyen dhe ata që nuk u ndjenë të përfaqësuar prej saj. Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar përballë Blendi Fevziut për të diskutuar rreth kësaj eksperience të rëndësishme në karrierën e saj, si lindi bashkëpunimi me producentët e festivalit, planet e të ardhmes etj.

Blendi nuk mund të mos përmendte edhe një përplasje të para disa javëve të medias që drejton Alketa me Xhemi Shehun, e cila shkaktoi bujë për momentin pasi u konsiderua si kundërpërgjigje e Vejsiut ndaj faktit që Shehu e ironizoi për "Festivalin e Këngës". Alketa tha mbrëmë se postimet i kishte bërë gazetarja e revistës dhe se e gjitha ishte ironi.

"Unë jam një vajzë e ndjeshme, dukem e fortë, arriviste, punëtore, por mbas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, lëndohem, mërzitem edhe unë. Ishte një luftë shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh. Nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranazhet e së keqes në lëvizje, është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive. Unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta dhe them 'Shiko kishte të drejtë ky'. Por unë ligësisë dhe të padrejtës nuk i hap rrugë, jam këtu për të mos i hapur rrugë.

Unë nuk ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira. E lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua e bullizuam apo nuk e bullizuam Alketën. Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari. Më vjen keq."-tregoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor