Showbiz 11 Shkurt 2020

Divorc pas 12 ditësh martesë, ky mesazh mes Pamela Anderson dhe ish-bashkëshortit paska qenë shkaku i gjithçkaje

Showbiz

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga shfaqja për herë të parë e serialit të njohur ‘’Baywatch’’, ajo vazhdon të mbahet mend si rojtarja e plazhit më e njohur e të gjitha kohërave. Për bukuroshen Pamela Anderson, vitet nuk kanë kaluar ndonëse ajo numëron plot 52 të tilla mbi shpatulla. Kohët e fundit ajo ka qenë nën qendër të shtypit rozë për shkak të martesës së saj të pestë që përfundoi sa hap e mbyll sytë, fiks 12 ditë.

Sigurisht që ky lajm nuk mund të shkaktonte reagime, të shumtë ishin ata që donin të zbulonin se ç'ndodhi mes tyre, cilat ishin arsyet që çuan drejt një ndarjeje të furishme? Por një mesazh i shkruar nga Jon Peters po bën xhiron e rrjetit dhe mediave. Mësohet se producenti i ka kërkuar Anderson të vazhdojë jetën e saj pasi ai kërkon një marrëdhënie dashurie pa fokusin e medias.

“E gjithë kjo situatë, martesa… më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”,- ka thënë Peters.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor