Ëmbëlsira 10 Shkurt 2020

Gërsheta me arra e reçel; Një recetë e shpejtë dhe shumë e shijshme

Ëmbëlsira

Përbërësit; 600g miell, 12g maja pluhur, 10g kripë, 10g sheqer, 50ml vaj, 100ml ujë + qumësht, 200g reçel, 100g arra, aromë limoni ose vanilje sipas dëshirës.

Fillojmë të zëmë brumin; hedhim majanë dhe sheqerin në 3 lugë ujë dhe i lëmë mënjanë për 10 minuta. Sitim miellin dhe formojmë një “mal të vogël”, në majë të të cilit hedhim majanë që kishim vënë në gotë, aromën, qumështin me ujin dhe vajin. Në fund shtojmë pak kripë. E punojmë brumin derisa të bëhet masë homogjene. Një tas e lyejmë me vaj dhe aty në një vend të ngrohtë lëmë brumin derisa të dyfishojë masën e vet. Pasi ka ardhur brumi e hapim me petës mbi një sipërfaqe të lyer me miell.

Reçelin dhe arrat e grira i përziejmë bashkë dhe masën e përgatitur e hapim mbi brumë. E mbledhim petën në formë roleje. Presim majën dhe fundin e rolesë nga 3 gisht dhe i lëmë mënjanë. Rolenë e mbetur e presim për së gjati dhe pastaj e thurim gërshet duke i vendosur majën dhe fundin si trëndafila.

Në tavë shtrojmë letër furre dhe vendosim gërshetin. Piqet në furrë me 180 gradë, të ngrohur më parë për 45 minuta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor