Guide per shendetin 10 Shkurt 2020

"S'ishte dieta, por kanceri në vezore që më transformoi jetën" pse duhet të lexoni mesazhin e kësaj 19-vjeçareje

Guide per shendetin

Dëshira për të rënë nga pesha dhe për t’u ndjerë e pranuar nga të gjitha e kishte “torturuar” Beth Dinsley qëkur ishte fëmijë, megjithatë s ‘e kishte imagjinuar kurrë që pas shndërrimit të saj drastik të fshihej një nga sëmundjet më kërcënuese për jetën e një femre: kanceri në vezore. Ishte vetëm 10 vjeç kur u përball për herë të parë me episodet e bullizmit nga shokë e shoqet e klasës, të cilët e quanin “elefant”, "derrkuce", si dhe i punonin gjithmonë gjithmonë rrengje që të ndihej keq.

“Shkolla ishte kthyer në një makth të vërtetë, shfrytëzoja çdo justifikim për të mos shkuar pasi nuk mundesha më. Nuk mund të përballoja më shikimet tallëse dhe fjalët përbuzës të gjithë atyre që më rrethonin. Që atëherë kisha vetëm një qëllim: të dobësohesha, por dukej sikur organizmi im bënte krejt të kundërtën dhe unë shtoja peshë çdo ditë e më shumë. Arrita në atë pikë sa u sëmura duke provuar dieta të çuditshme në internet, apo nga regjimet drastike. Mjekët më diagnostikuan me çrregullime të të ngrënit si anoreksia. Shpeshherë mendoja edhe vetëvrasjen, por kurrë s'ndihesha mjaftueshëm e fortë për të hequr dorë nga jeta.” –rrëfen ajo për “Daily Mail”.

Fillimi i universitetit ishte një periudhë e rëndësishme për të, ndaj Beth donte të binte nga pesha me çdo kusht. Megjithatë në gusht të vitit të kaluar duket se Beth, tashmë 19 vjeç, ia doli mbanë pasi hoqi dorë nga çdo gjë dhe hante vetëm 2 mollë në ditë. Sigurisht që kjo gjë e ndihmoi të ndihej më mirë me veten, të ndihej më femër derisa në tetor filloi të shfaqte probleme të vazhdueshme me shëndetin si të vjella, gjakderdhje e pakontrolluar, dhimbje barku dhe ndjesi djegieje gjatë seksit.

"Mamaja ime më bindi të bëja një vizitë tek mjeku gjinekolog, por ajo që nisi si një kontroll i thjeshtë rezultoi fatal për mua. Kisha kancer 30 cm në vezoren e djathtë, që si pasojë shtypte organet e tjera dhe më shkakonte dhimbje. Iu nënshtrova të gjitha procedurave mjekësore dhe arrita ta mposht pasi luftova me të për 3 muaj. Megjithatë ajo që ndodhi më bëri të kuptoj që duhet ta doni trupin tuaj, me parregullsitë e tij, me palat e barkut apo dhe shenjat e dukshme të celulitit. Duhet ta doni dhe të mos torturoheni me dieta absurde pasi një gabim si ai i imi mund të sjellë pasoja fatale."-përfundon ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor