Ushqimi i ekuilibruar 9 Shkurt 2020

Dieta ushtarake 3 ditore; a funksionon ajo në të vërtetë? Ja rezultatet që do të keni

Ushqimi i ekuilibruar

Shumica e planeve dietike do të kërkojnë rezultate të mëdha, nga humbja e shpejtë e peshës deri tek djegja e shpejtë e dhjamit. Me kufizime ushqimore ose kalori, ata premtojnë t'ju ndihmojnë të hiqni peshë të madhe ose të rritni metabolizmin tuaj. Epo, dieta ushtarake 3-ditore nuk është ndryshe. Duke ofruar një listë të vogël të ushqimeve për të mbajtur të ulëta kaloritë tuaja, ky plan i ngrënies përqendrohet në disa ushqime që ju japin rezultate të shpejta. Por a është e sigurt dhe a funksionon në të vërtetë?

Kjo dietë zgjat vetëm tri ditë, dhe gjatë këtyre ditëve do të përmirësoni metabolizmin tuaj, digjni yndyrnat dhe do të ndiheni plotë energji në të njëjtën kohë.

DITA 1:

Mëngjes

·1 fetë bukë e thekur

·2 lugë gjalpë kikiriku

·1/2 filxhan me portokall të kuq

·1 filxhan çaj apo kafe

Drekë

·1 fetë bukë e thekur

·1/2 kutie peshk ton

·1 filxhan çaj apo kafe

Darkë

·1 filxhan bizele (te ziera)

·3 fileto mishi (çdo lloj mishi)

·1 mollë e vogël

·gjysme banane

·1 filxhan akullore me vanilje

Dita 2

Mëngjes

·1 fetë bukë e thekur

·1 vezë

·gjysmë banane

Drekë

·1 vezë e zierë mirë

·1 filxhan gjizë

·5 biskota të kripura

Darkë

·2 salcice

·1/2 filxhan karrota

·1 filxhan brokoli

·gjysmë banane

·1/2 filxhan akullore me vanilje

DITA 3

Mëngjes

·1 fetë djathë

·5 biskota të kripura

·1 mollë e vogël

Drekë

·1 fetë e bukë e thekur

·1 vezë e zierë mirë, ose e gatuar

Darkë

·1 filxhan peshk ton

·gjysmë banane

·1 filxhan akullore me vanilje

Ndërsa ju jeni në këtë dietë, duhet të ushtroheni sa më shumë që mundeni.

Nëse ndiqni këtë lloj diete për disa ditë me siguri nuk do të shkaktojë efekte anësore negative, me siguri nuk do t'ju shërbejë mirë as për një kohë të gjatë. "Humbja e peshës që ndodh në këtë lloj diete ka të ngjarë të jetë shumë e përkohshme," thotë Nate Favini, mjek  në Los Angeles dhe shefi kryesor mjekësor i "Forëard." "Sapo të ktheheni në dietën tuaj të rregullt, do të fitoni përsëri peshën."

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor