Sallatat 8 Shkurt 2020

Do t'ju dalë po aq e shijshme sa në restorant, Linda Fishta ju tregon segretin e sallatës Çesar

Sallatat

Sallata Çezar daton që prej vitit 1920 dhe e ka marrë emrin nga shefi i njohur italian Cesare Cardini. Është një pjatë e thjeshtë, e shijshme dhe mbi të gjitha super e shëndetshme. 

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Përbërësit për 2 persona: sallatë jeshile 4 feta gjoks geli të prera në kubikë 2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë 1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin 2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve kripë 1 limon për të spërkatur mishin.

Për salcën: 2 lugë vaj ulliri 1 lugë lëng limoni 1 lugë kos kripë e piper sipas dëshirës 1 lugë të vogël senape 1 copë hudhër (sipas dëshirës)

Përgatitja: Në një tigan hedhim gjalpin dhe kur ky të jetë tretur me zjarr të ulët, shtojmë vajin e ullirit. Pas pak shtojmë kubikët e bukës dhe i skuqim për disa minuta, duke i përzier herë pas here. I lëmë mënjanë të ftohen në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Në tiganin ku skuqëm bukën, hedhim gjalpin dhe kur ky të tretet, vëmë kubikët e mishit, i spërkasim me pak kripë, me lëng limoni dhe i lëmë disa minuta që mishi të zbutet. Në blender hedhim të gjithë përbërësit e salcës dhe i grijmë derisa të përftojmë një salcë homogjene. Në pjatë hedhim sallatën e prerë, bukën, mishin, djathin dhe së fundi e spërkasim me salcën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor