Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT PËR 8/10 PERSONA: 250 g petë të freskëta ose të thata për lazanjë, 30 g kërpudha Porcini të thata ose 250 g kërpudha Porcini të freskëta, 500 g beshamel gati ose i përgatitur si më poshtë, 100 g djathë Parmigiano i grirë ose kaçkavall që keni, po më shije, delikate, 2 lugë vaj ulliri
1 thelb hudhër, majdanoz i freskët, kripë. Në një tas me ujë të vakët vëmë kërpudhat e thata të hidratohen për 20 minuta.
PËRBËRËSIT DHE PËRGATITJA E BESHAMELIT: Mund ta përgatisim një ditë më parë dhe pasi të jetë ftohur plotësisht në temperaturë ambienti, e ruajmë në frigorifer me plastmasë kuzhine në kontakt direkt me të. 500 ml qumësht, 50 g miell, 50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, i prerë në kubikë të vegjël, 1 e verdhë veze, kripë e arrëmyshk sipas nevojës.
PËRGATITJA: Në një tenxhere të vogël hedhim miellin, kripën dhe qumështin, i përziejmë mirë me rrahësen e vezëve, për të eliminuar kokrrat që mund të krijohen dhe e vëmë tenxheren në nxehtësi të ulët, duke e përzier vazhdimisht. E lëmë për 2-3 minuta dhe pasi të marrë valë, e heqim nga zjarri, shtojmë arrëmyshkun, gjalpin dhe të verdhën e vezës. E përziejmë sërish me shpejtësi me rrahësen e vezëve dhe e lëmë mënjanë. Në një tigan skuqim hudhrën me pak vaj dhe shtojmë kërpudhat, të cilat i kemi shtrydhur mirë me dorë për t’u hequr ujin e tepërt. E lëmë tiganin në zjarr për pak minuta dhe pasi t’i kemi spërkatur me pak kripë, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanoz. Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Vëmë një tenxhere me ujë dhe kripë dhe kur të marrë valë zhysim për pak minuta petët. Nëse janë të thata, i lëmë derisa të shohim që janë zbutur. Hedhim pak beshamel në tavë, vëmë një shtresë me petë, kërpudha, djathë dhe beshamel, pastaj përsëri petë, kërpudha, djathë e beshamel dhe vazhdojmë kështu derisa të mbarojnë petët. E përfundojmë me beshamel e kërpudha, djathë dhe e vëmë të piqet për rreth 30/35 minuta. I lëmë të pushojnë 10 minuta dhe më pas i shërbejmë.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...