Pastrimi 6 Shkurt 2020

Një truk i thjeshtë për të hequr shkarravinat e fëmijëve nga muret

Pastrimi

Edhe për fëmijët tuaj muret janë tabloja e preferuar për të shkrirë talentin në pikturë? Është vërtet e bezdisshme, sidomos nëse ju vijnë vizitorë në shtëpi. Meqë fëmijëve s'keni ç'tu bëni, atëherë po u japim një zgjidhje për pastrimin e mureve tuaj.

Dhe një zgjidhje ideale  do të ishin lëkurat e kastravecit që heqin më së miri shkarravinat në mure. Gjithçka që ju duhen për këtë truk janë një kastravec dhe një peshqir i lagur me ujë të nxehtë.

Qëroni kastravecin. Merrni lëkurat e tij dhe fërkoni shkarravinat në mure. Më pas fshijini me peshqirin e lagur. Në fund do të shihni se gjithçka është pastruar!

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor