Femijet 6 Shkurt 2020

"Ju lutem më ndihmoni t'i ndihmoj" apeli i mamasë së 3 djemve me kancerin e rrallë po përlot rrjetin

Femijet

Gjëja e fundit që do të donte të merrte vesh një prind është që fëmija i tij është i sëmurë, e megjithatë për çiftin amerikan Aaron dhe Angie Rush situata është akoma më e vështirë pasi të tre djemtë e tyre janë diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit në sy, retinoblastomës. Gjithkçka nisi në vitin 2015.  Dy prindërit e rinj, të lumtur për ardhjen në jetë të Tristan-it, i bënin vazhdimisht fotografi, derisa vunë re blici i aparatit fotografik pikaste gjithmonë një njollë të kuq në syrin e djathtë të tij. Të shqetësuar, ata u drejtuan në një nga klinikat më të njohura në Marietta, në Georgia (SHBA) dhe pas një sërë ekzaminimeve mjekët pohohuan atë që prindërit i druheshin, vogëlushi kishte kancer në sy.

E njëjta situatë do të përsëritej edhe dy ditë më vonë në 2017-n me lindjen e Caisonit, i cili u diagnostikua po ashtu me retinoblastomë. Mjekët u shpjeguan prindërve që sëmundja ishte në shkallën D, që do të thotë se kanceri ishte shpërndarë në retinë dhe në shikimin e tij. Ai iu nënshtrua një operacioni të vështirë, i cili kaloi me sukses. Dhe atëherë kur menduan se kishin vuajtur mjaft me kaq, në janar të këtij viti, djali i tyre më i vogël 6-muajsh u dagnostikua me të njëjtën sëmundje.

Mamaja e tre djemve ka humbur shikimin nga njëri kur ishte vetëm 6 javëshe dhe nuk e mohon ndjenjën e fajit përballë gjendjes së vështirë që po kalojnë fëmijët e saj. "Ata janë aq të zgjuar, aq të gjallë dhe plot energji. I shoh çdo ditë dhe s'di ç'të bëj për t'ua lehtësuar sadopak dhimbjen. Ju lutem më ndihmoni, nuk dua që të vuajnë akoma dhe më shumë. Unë dhe bashkëshorti jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë për ta, por nuk mjafton."-ka shkruar ajo në postimin në Facebook që ka emocionuar me qindra prindër.

Sipas "Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike" 300 fëmijë diagnostikohen çdo vit në SHBA me rinobastomë.

 

 

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor