A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Nga Linda Fishta; Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes – 30 minuta
Përbërësit për 4-6 persona: • 300 g oriz Basmati • 1 qepë • 1 thelb hudhër • ½ spec i verdhë ose jeshil • ½ spec i kuq • 250 g proshutë koto, një cope (jo në feta) • 60 g rrush i thatë ose qershi të thata • 1 kuti e vogël misër konservë, e kulluar nga lëngu • 5 lugë vaj ulliri • ujë i valuar • kripë
Përgatitja: Vëmë rrushin të hidratohet në një tas me ujë të nxehtë për 10 minuta. E shtrydhim me dorë dhe e lëmë mënjanë. Ziejmë orizin në ujë të bollshëm me kripë për 18 minuta afërsisht, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujin e çezmës. Ndërkohë që orizi zien, specat e larë dhe proshutën i ndajmë në kubikë të vegjël. Skuqim qepën të prerë në kubikë me vajin e ullirit bashkë me hudhrën, sa të bëhet si transparente; shtojmë specat, proshutën, misrin, rrushin e thatë dhe i skuqim edhe për 3-4 minuta, por duke pasur kujdes mos digjet qepa. Orizin e shpëlarë dhe të kulluar e hedhim në tigan, e përziejmë për 2-3 minuta sa të marrë aromat. E shërbejmë menjëherë ose të ftohtë, në formë sallate, duke e vënë në mes të tavolinës dhe secili merr në pjatën e tij sipas dëshirës.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...