Ushqimi i ekuilibruar 6 Shkurt 2020

Një depo e vërtetë vitaminash dhe antioksidantësh; ja pse duhet të provoni patjetër vajin esencial të hudhrës

Ushqimi i ekuilibruar

Në qoftë se nuk keni dëgjuar më parë për vajin esencial të hudhrës, e sigurt që pasi të lexoni këtë artikull jo vetëm do të vraponi për ta përgatitur (e pse ta blesh fundja), por s’do të hiqni dorë lehtë prej tij. Ai është një depo e vërtetë vitaminash, aminoacidesh, përbërësish me veti antimykotike,  antioksidantësh etj që i shërbejnë trupit për të luftuar infeksionet e ndryshme, për të forcuar sistemin imunitar apo parandaluar veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Ju mund ta përdorni vajin esencial të hudhrës edhe për problemet me rënien e flokëve, trajtimin e akneve apo njollat kafe si pasojë e ekspozimit në diell.

Përbërësit: 6 koka hudhër, 500 ml vaj ulliri ekstra të virgjër, 100 ml lëng limoni (1/2 gotë).

Përgatitja: Lani fillimisht kokat e hudhrave me ujë të bollshëm dhe lërini të thahen vetë. Qërojini dhe vendosini të piqen në furrë në temperaturë 180’ C për 20 minuta. Shtypini në frulator bashkë me lëngun e limonit, derisa të krijohet një pastë. Më pas shtoni vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe vazhdoni me përzierjen e tyre. Kullojeni dhe më pas ruajeni në një enë qelqi. Mos u shqetësoni, limoni do ta zbehë pak erën e fortë të hudhrës.

1.Forcon sistemin imunitar : Vaji i hudhrës është i pasur me vitamina B1, B2, B3, B5, B9, magnez, kalcium, zink, kalium, vitaminë C, karbohidrate, fosfor, hekur dhe proteina të cilat së bashku i vijnë në ndihmë sistemit imunitar.

2.Ul kolesterolin dhe mban nën kontroll obezitetin: Hudhra ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, triglicerideve në gjak, parandalon obezitetin duke larguar depozitat e tepërta të ujit, kripës, yndyrës dhe substancave të tjera toksike. Mban nën kontroll të gjithë qelizat yndyrore duke parandaluar shumëfishimin e tyre. Përdorni 5 pika me vaj hudhre dhe 3 ml vaj susami. Fërkohuni me të sepse do të nxisë djersitjen  dhe shkrirjen e dhjamit.

3.Kundër infeksioneve të veshit: Infeksionet e veshit mund të trajtohen duke hedhur 2 ose 3 pika me vaj në vesh. Vaji i hudhrës gjithashtu përdoret për të kuruar edhe sinozitin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor