Orakulli i kuzhinës 6 Shkurt 2020

Një lugë vaj ulliri dhe organizmi juaj do t'ju falënderojë ; Ja ç'ka për t'ju ofruar ky eliksir i shëndetit

Orakulli i kuzhinës

Vaji i ullirit përmban fenole, sterole, acide yndyrore si acidi linolenik, acid palmitik, acid oleik dhe vitaminë E që kanë veti të fuqishme antioksiduese. Vaji i ullirit është gjithashtu i pasur me yndyra të shëndetshme e tretet lehtë në krahasim me llojet e tjera të yndyrës. Më poshtë Living liston disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të vajit të ullirit

1. Problemet tretëse

Vaji i ullirit mund të stimulojë prodhimin e enzimave të lipazës pankreatike që mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Për fryrjen, spazmat e stomakut dhe të zorrëve të irrituara, mund të pini një lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër gjysmë ore para çdo vakti.

2. Ul nivelet e kolesterolit të lartë

Aktiviteti antioksidues i vajit të ullirit ndihmon në reduktimin e niveleve të larta të kolesterolit. Hulumtimet kanë treguar që vendet që konsumojnë vaj ulliri në mënyrë të rregullt kanë një përqindje më të ulët të pacientëve me probleme të zemrës.

3. Lufton artritin dhe inflamacionin

Nëse vuani nga artriti, ngrënia e  ushqimeve që ndihmojnë në uljen e inflamacionit në mënyrë natyrale është një nga mënyrat më efikase për të lehtësuar simptomat e dhimbshme. Vaji i ullirit mund të ndihmojë me lehtësimin e këtyre simptomave falë përmbajtjes së tij (acidin oleik dhe oleocanthalin antioksidues).

4. Rënia e flokëve

Për trajtimin e flokëve, masazhoni vajin e ullirit në flokë që nga rrënjët para se të shtriheni. Mbajini flokët mbështjellë më një bluzë pambuku gjithë natë dhe përsëriteni këtë 2-3 herë në javë për të ndihmuar me problemet e skalpit dhe kokës. Vaji i ullirit është i mirë për rënien e flokëve për shkak të sasisë së acideve yndyrore, vitaminës E si dhe lëndëve ushqyese të tjera thelbësore që janë të rëndësishme për flokë të shëndetshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor