Astroliving 5 Shkurt 2020

Superfuqia juaj kozmike sipas planetit që udhëheq shenjën tuaj; Pjesa e dytë

Astroliving

Çdo shenjë zodiaku  ka një planet udhëheqës  (ose dy) i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në personalitetin e njerëzve të lindur nën atë shenjë. Më poshtë Living do të listojë të gjitha superfuqitë kozmike që i keni marrë nga planeti udhëheqës. Ketu lexoni shenjat e para

Luan, i sunduar nga Dielli, njihet për energjinë e tij dhe dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes ashtu si është dielli në qendër të sistemit tonë diellor. Ngrohtësia dhe energjia juaj janë të një niveli tjetër, dhe i tërhiqni të tjerët si magnet. Dielli ju dhuron gjallëri dhe energji të pakufishme, si dhe një autoritet për t’u patur frikë. Luanët kanë lindur, me Diellin që shkëlqen mbi ta, për të udhëhequr të tjerët, kështu që doni apo s’doni  jeni në qendër të vëmendjes. Ky është fati juaj kozmik: të udhëheqësh.

Shigjetari

Ju jeni më fatlumi nga të gjitha shenjat e yjeve, sepse udhëhiqeni nga Jupiteri, i cili siguron bollëk, mundësi dhe mbarësi.  Mantra juaj është në thelb: kërkoni për më shumë ose hiqni dorë. ju rrezikoni dhe nuk lini as një shans t’ju ikë nga duart. Ju jetoni të tashmen dhe keni një karakter magnetik që bën për vete këdo. Ju keni një optimizëm natyror, i cili mban larg nga ju retë e zeza dhe mjegullën. Gëzimi juaj është infektiv.

Peshqit

Ju keni dy planete të ndryshme që ju udhëheqin , që janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe krijojnë një dinamikë interesante.

Jupiteri i cili ju vesh me një mantel pozitiviteti dhe optimizmi dhe Neptuni planeti mistik dhe magjik që ju zgjon intuitën dhe instinktet e fuqishme.  Gjithmonë besojini vetes sepse të gjithë ju që lindni në n shenjën e Peshqve ua dikton zemra rrugën e duhur. Ju jeni pak psikikë dhe ato aftësi janë të rralla ne mesin e njerëzve.

Jupiteri ju sjell ambicie dhe mundësi, por Neptuni hedh hije mbi ju ndonjëherë, dhe ju bën të dyshoni ,të keni iluzione apo të ëndërroni më shumë nga ç’mund të realizoni. Ashtu si simboli i shenjës suaj (dy peshqit të lidhur së bashku, duke u tërhequr në  drejtime të kundërta) shpesh jeni në mëshirën e dëshirave tuaja konfliktuale dhe natyrës së dyfishtë. Ju keni një ndjenjë të fuqishme mirëkuptimi dhe empatie me të tjerët, e cila gjithashtu ju bën shumë të dashur në rrethin e miqve. Universi do që ju të krijoni!

Bricjapi

Saturni , planeti që përfaqëson kufizimet, disiplinën, përgjegjësinë, detyrat dhe origjinalitetin. Saturni ju bën të qëndroni fort me dy këmbë në tokë dhe të mos “vuani” nga iluzionet apo ëndrrat. Të gjithë të lindurit nën këtë shenjë përjetojmë një kthim të Saturnit çdo 27-30 vjet (kohëzgjatja e kohës që i duhet Saturnit për t'u rikthyer në pozicionin ku ishte momentin kur keni lindur), që është si një thirrje masive zgjimi dhe një sfidë për t’u rritur, apo për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Por, ju, Bricjapë,  keni lindur të rritur!Nuk keni nevojë për fenomene kozmike për t’u rritur.

Keni guximin për t’u përballur me të vërtetën dhe realitetin. Ju jeni  të durueshëm dhe të palëkundur ndaj çdo pengese, që do të thotë se mund të përballoni gjithçka. Ju jeni të pajisur me aftësi përballuese mbi-njerëzore, duke ju bërë një frymëzim dhe shembull për të tjerët.

Ujori

Ju sundoheni nga Urani, ndikimi i të cilit ka të bëjë me inovacionin dhe ndryshimet jo konvencionale dhe të papritura. Disa njerëz mund të thonë që ju jeni pak ekscentrik, krenarë , të pavarur, me vendosmëri pohuese. Ti e njeh veten dhe e di se je ndryshe.

Urani qeveris shpikjen, aerodinamikën dhe shkencën moderne, kështu që ju jeni një ‘shpikës’ !  Ju keni një mendje të mprehtë dhe një etje për përmirësim dhe përparim. Ju kërkoni ndryshim dhe përparim në çdo aspekt të jetës suaj. Ju mund të qëndroni vetëm kundër gjithë pjesës tjetër të botës dhe të na mësoni të gjithëve diçka të re, diçka ndryshe, diçka sfiduese. Fuqitë tuaja të inovacionit dhe të menduarit në mënyrë të  pavarur ju mundësojnë të shihni zgjidhje për probleme shumë më të mëdha nga se mund të mendoni.; Burimi Cosmopolitan

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor