Kujdesi per trupin 5 Shkurt 2020

Depilohuni pa dhimbje; mjafton të ndiqni këto rregulla

Kujdesi per trupin

Trupi i gruas është më i ndjeshëm pak para periodave, dhe është më pak i ndjeshëm disa ditë ato përfundojnë. Kjo është vetëm një nga mënyrat për të arritur një depilim më pak të dhimbshëm që është arsyeja pse duhet të llogaritni ditët dhe të veproni në përputhje me rrethanat. Të gjitha mënyrat e depilimit janë të dhimbshme por ka disa gjëra që mund të bëni për të evituar këtë dhimbje:

Aplikoni krem ose xhel në trupin tuaj përpara se të depiloheni. Në këtë mënyrë, flokët dhe lëkura janë më të buta dhe depilimi bëhet më i butë.

Pak njerëz e dinë që mënyra më e mirë për të arritur një depilim të shpejtë dhe pa dhimbje është duke përdorur makinën depiluese në dush. Nëse nuk e keni provuar atëherë  dijeni se do të shpëtoni njëherë e mirë!  

Bëni skrab përpara: Ai ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur dhe mund të nxjerrë çdo qime të rrënjosur në mënyrë që më pas, heqja të bëhet më e lehtë dhe pa dhimbje. Ju mund të bëni një pastrim natyral të trupit duke përzier sheqerin kaf me me vaj ulliri për të zbutur zonën.

Deppilohuni disa orë pasi të keni pirë kafe ose lëngje me gaz: Meqenëse kafeina është një energjizues, konsumi i pijeve të kafeinës menjëherë para depilimit mund të rrisë ndjesinë e dhimbjes. Pra, është më mirë të prisni që kafeina të dalë nga sistemi juaj përpara se të filloni procesin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor