Astroliving 5 Shkurt 2020

Superfuqia juaj kozmike sipas planetit që udhëheq shenjën tuaj; Pjesa e parë

Astroliving

Çdo shenjë zodiaku  ka një planet udhëheqës  (ose dy) i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në personalitetin e njerëzve të lindur nën atë shenjë. Më poshtë Living do të listojë të gjitha superfuqitë kozmike që i keni marrë nga planeti udhëheqës.

Dashi

Marsi është planeti juaj dhe energjia e tij ka të bëjë me pasionin, konfliktin, konkurrencën dhe rrezikun. Jeta juaj është një aventurë dhe ju jeni në thelb një superhero, i gatshëm të luftoni të keqen dhe të shpëtoni njerëzit të cilët kanë nevojë për ndihmën tuaj.  Përdorni forcën tuaj për të mbrojtur të dobëtit , për të thënë të vërtetën, për të vendosur drejtësinë në Tokë.

Akrepi

Ju jeni një nga ato shenja të veçanta sepse keni * dy * planetë udhëheqës. Së pari, Marsi , i cili ju jep një forcë të jashtëzakonshme. Ju nuk keni frikë nga askush, dhe konkurrenca ju emocionon. Kjo ju vë në një duel me binjakun tuaj Mars, Dashin. Kur jeni të rreshtuar, ju jeni të pandalshëm së bashku. Por, kur nuk jeni… nuk keni pikë lidhje me njëri-tjetrin!

Planeti tjetër juaj është Plutoni, i cili rregullon forcat rigjeneruese, fillimet dhe mbarimet e jetës. Si i tillë, ju tërhiqeni nga natyra misterioze, okulte dhe shpirtërore. Ju nuk keni frikë të hetoni 'fshehtësitë' e njerëzimit dhe sekretet. Akrepë, ju jeni më kompleks se shumica: keni shtresa dhe nivele, sekrete dhe thellësi. Psikika juaj është një labirint.

Demi dhe Peshorja

Të dyja këto shenja drejtohen nga motra e planetit Tokë, Venusi. Venus ndikon në bukurinë dhe artet, kënaqësinë, emocionet, romancën dhe dashurinë. Ajo nxit dëshirën për luks, për dashuri e jo vetëm. Venus ju ndihmon që të keni fat në dashuri, kështu që ju rrallëherë dështoni! Të gjithë ju admirojnë. Hej, është gjithçka e shkruar në yje. Ju e dini se si ta bëni jetën të duket e bukur. Ju i frymëzoni të tjerët dhe energjia juaj pozitive ndihet sapo ju futeni në një dhomë.

Binjakët dhe Virgjëresha

Edhe pse Binjakët llafazanë dhe Virgjëresha perfeksioniste mund të duken sikur s’kanë asnjë pikë takimi, ata ndajnë një planet udhëheqës: Mërkurin! Ajo që ju të dy posedoni, si rezultat, është një dëshirë e madhe për udhëtime dhe eksplorime, dëshirë për të ditur çdo gjë rreth jush dhe aftësi shumë të mira komunikatave.

Binjakët dhe Virgjereshat e nuhasin gjithmonë rrezikun, janë vigjilentë dhe kurdoherë gati për ndryshime.. Ju jeni gjithmonë një hap përpara dhe kjo është shpesh pika  ku përplaseni me njëri-tjetrin. Ju jeni një komunikues magjik, prandaj mos e humbni këtë talent.

Gaforrja

Ju sundoni nga Hëna, një satelit i Tokës që ushtron një ndikim të fuqishëm në stinët, peizazhet, ciklet natyrore dhe madje emocionet e njerëzve të lindur nën këtë shenjë. Luhateni shpesh dhe karakteri juaj në momente të ndryshme është si nata me ditën.

Ju gjithashtu keni një lidhje të lindur me botën e fshehtë, të pavetëdijshme dhe të brendshme. Pra, asgjë nuk ju kalon. Nuk ka sekret apo gënjeshtër që nuk mund ta nuhatësh. Burimi: Cosmopolitan

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor