Floket 5 Shkurt 2020

Pasi të mësoni se çfarë i heq parazitët e kokës, s'do t'i torturoni më fëmijët duke u krehur flokët

Floket

Parazitët e kokës vazhdojnë të mbeten makthi i të gjitha mamave që kanë fëmijë të vegjël, por edhe ne të rriturve. Ndoshta ju mund të jeni nga ata që nuk kanë patur kurrë thërriza e morra në jetë, ok, dyshojmë pak për këtë, por janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këto insekte, me gjatësi nga 2-4 mm që jetojnë dhe shumëfishohen në skalpin e kokës. Ata mund të shfaqen gjithashtu në vetulla dhe qerpikë. Përhapen nga kontakti i drejtpërdrejtë me njeriun ose nëpërmjet rrobave dhe çarçafëve. Përpara se të akuzoni veten dhe fëmijët, apo të harxhoni shumë para në farmaci njihuni me trajtimin që ju propozon Living.


Uthull molle: Uthulla e mollës është produkti tjetër që eleminon një herë e mirë parazitët e kokës. E pasur me calcium, magnez, potas, fluor, fosfor, acid cektik, pektikë, vitamina A,B, C dhe E, ajo është një ndër ilaçet e gjyshes që nuk dalin kurrë nga moda. Merrni një gotë gjelle me uthull molle dhe vendoseni në zjarr derisa të vlojë e të nxjerrë bulëzat e para. Më pas, merreni ashtu siç është dhe bashkojeni me 1 litër ujë të ftohtë. Lagni komplet kokën me të dhe krihini disa herë flokët, gjatë ditës. Do të habiteni me rezultatin.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor