Tendencat e fundit te modes 5 Shkurt 2020

Viti i ri… këpucë të reja? Modelet që duhet të zgjidhni në 2020-n dhe ato që duhet të “hidhni”

Tendencat e fundit te modes

Çdo vit të ri moda sjell modele të reja këpucësh por kjo nuk na detyron të ndërrojmë të gjithë dollapin për të qenë në një linjë me modën. Ndoshta mund të zgjidhni një pallo se dy nga modelet e reja dhe ta bëni pjesë të koleksionit tuaj. Për 2020-n këto do të jenë modelet që do t’i shihni kudo:

Çizmet me majë të gjata deri tek gjuri: gjatë javës së modës janë parë më tepër në street style. Për këtë arsye këto çizme mund të përshtaten me të gjithë sepse janë më shumë për influencueset.

Rehatia e atleteve nuk do të mungojë as këtë vit. Me ngjyra ose minimaliste kjo mbetet në zgjedhjen tuaj por ato duhet të jenë pjesë e dollapit me patjetër.

Çizmet e rënda “rock” nuk janë vetëm për muzikantët apo dashamirësit e kësaj muzike por tani mund t’i vishni dhe ju dhe të duken shumë stylisht!

Folëm më sipër për këpucët me maje por risi këtë vit është për shapkat sandalet ose këpucët me majë katrore! Janë shumë të rehatshme për këmbët tuaj pasi gishtat qëndrojnë më mirë se me sandalet me majë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor