Orakulli i kuzhinës 5 Shkurt 2020

Gjalpë me hudhër; Receta që aromatizon pjatat tuaja dhe u jep më shumë shije

Orakulli i kuzhinës

Gjalpi me hudhër bashkon dy elemente thelbësorë në kulinarin e shumë kulturave të botës. Për shumë prej tyre gjalpi është një përbërës pothuajse i përditshëm.

Mund të përdoret për mëngjes, të hapet mbi fetat e bukës ose në pastiçeri për t'i dhënë qëndrueshmëri brumit. Ky derivat i qumështit është një përbërës bazë i përgatitjeve të ndryshme. Sot do të mësojmë ta përziejmë atë me hudhrën, një përbërës që u jep aromë dhe karakter pjatave tuaja.

Zbuloni si të përgatisni në shtëpi gjalpë me hudhër

Gjalpi me hudhër gjen përdorim në receta të ndryshme, përfshirë edhe peshkun. Mund të përdoret në përgatitjen e antipastave, ose për të aromatizuar peshkun në tigan.

Provoni t'i kombinoni këta përbërës qetësisht në shtëpi. Mos harroni se recetën mund ta përshtatni me shijet tuaja ose përbërësit që keni në frigorifer.

Përbërësit:

360 gr gjalpë

2 degë majdanoz

1 lugë mustardë

3 thelpinj hudhër të qëruar

Pak kripë

Pak piper i zi

 

Përgatitja:

Së pari, sigurohuni që përbërësit të jenë të freskët. Për sa i përket gjalpit, ju rekomandojmë ta përdorni në temperaturën e ambientit dhe jo i sapo nxjerrë nga frigoriferi. Grini imët hudhrat. Grini dhe majdanozin.

Më pas shtojini të gjitha në një mortajë druri dhe shtypini mirë. Hidhuni kripë e piper. Sipas gjalpit të përdorur, sasia e kripës mund të ndryshojë.

Merrni një blender elektrik dhe shtoni përzierjen e përgatitur të gjalpit dhe hudhrës. Sigurohuni që gjithë përbërësit të përzihen mirë. Rezultati duhet të jetë një masë kremoze. Nëse preferoni mund të shtoni pak më shumë majdanoz.

Pastaj, transferojeni përgatitjen në tavolinë dhe përdorni një petës për ta hapur në mënyrë të barabartë.

Në fund, lëreni në frigorifer të pushojë për të paktën 30 minuta. Më pas, hiqeni nga frigoriferi dhe përgatisni me të recetat tuaja të preferuara.

Sipas dëshirës, mund t'i shtoni edhe pak pana, qumësht ose erëza të tjera.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor