Ushqimi i ekuilibruar 4 Shkurt 2020

Psikobiotika: Ushqimi që lufton Alzheimer-in

Ushqimi i ekuilibruar

Një studim suedez i kryer së fundmi ka treguar përfitimet e frutave, perimeve dhe vajit të ullirit kundra patologjive neurodegjenerative, duke përfshirë Alzheimerin.

Dihet prej kohësh që frutat dhe perimet, me përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminave dhe mineraleve kanë një efekt mbrojtës kundër plakjes qelizore. Sidoqoftë, studimet e fundit janë përqendruar në veprimin që mund të ketë një lloj i caktuar ushqimi në neurodegjenerimin e qelizave, i cili luan një rol vendimtar në shumë patologji, si për shembull Alzheimer.

Siç është raportuar nga revista Evropiane e Neuropsikofarmakologjisë, një studim suedez i udhëhequr nga neurobiologia Suzanne Dickson nga Universiteti i Gothenborg, ka treguar që një dietë me bazë vitaminat B1, B9, B12, D dhe E, së bashku me magnezin, kalcumin, acidet yndyrore Omega 3 dhe fibrat ka efekte anti-inflamatore në qelizat neuronale, që janë baza e sëmundjeve neurodegjenerative.

Nga zorrët në tru

'Mikrobiota, pra bakteret që jetojnë në zorrë, luajnë një rol thelbësor në shumë organe e funksione të tjera, që në të kaluarën nuk mendohej se kishin lidhje direkte. Mijëra hulumtime në vend të kësaj kanë treguar lidhjen shkak-pasojë midis ndryshimit të mirkobiotës (pra ekuilibrin midis viruseve, kërpudhave dhe baktereve) dhe shqetësimeve në zhvillimin neurokonjitiv, përfshirë ateizmin ose sëmundjet autoimune. Në të shkuarën, sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimeri dhe Parkinsoni i atribuoheshin ekskluzivisht sistemit nervor qendror ose shkaqeve të tjera: sot ne e dimë se ushqimi -- dhe për rrjedhojë veprimi i tij në zorrë --janë një faktor i rëndësishëm kontribuues në fillimet e këtyre sëmundjeve. Tani duhet të thellojmë studimet tona për të kuptuar modalitetet e këtij ndërverpimi", shpjegon Anna Rita Iannetti, kirurge, eksperte në PNEI (psiko-neuro-endokrino-imunologji, e cila studion ndërveprimet midis sistemit nervor qendror, imunitar dhe endokrin. Në përgjithësi, rëndësia që i atribuohet të ashtuquajturës psikobiotë po rritet.

Më thuaj si ha dhe të tregoj nëse do të sëmuresh

"Shkenca u ka dhënë shumë besim zbulimeve të reja farmakologjike, siç janë molekulat që mund të luftojnë dhe trajtojnë sëmundje të tilla si Parkinsoni apo Alzheimeri, por edhe faktorë të tjerë që mund të luajnë një rol të rëndësishëm, duke filluar nga mjedisi, si i jashtëm, ashtu edhe i brendshëm: në rastin e parë i referohemi pesticideve ose ndotësve ambientalë. Ky i fundit është vërtetuar të jetë ndër  faktorët që ndryshojnë mikrobiotën dhe ndikojnë, së bashku me variacionet gjenetike, në fillimin e disa patologjive. Nga ana tjetër, duhet mbajtur mend se 98% e mutacioneve të ADN-së ndodhin pikërisht për shkak të stimulit mjedisor.

Në rastin e dytë, megjithatë, i referohemi veprimit pozitiv të disa lëndëve ushqyese në mirëqenien e zorrëve dhe rrjedhimisht edhe atë mendore ose fiziologjike të organeve të tjera.

Parandalimi: jo sheqernave, po fruta-perimee

Shkenca tashmë ka theksuar veprimin midis disa mikro/makro ushqimeve, të tilla si një konsum i konsiderueshëm i sheqernave të rafinuara dhe incidencë më e lartë e rasteve të hiperaktivitetit dhe Adhd. Suzanne Dickson vazhdon më tej: marrja e frutave dhe perimeve të freskëta duket se mbron kundër këtyre sëmundjeve, si dhe atyre që lidhen me spektrin autik ose sëmundjeve degjenereative ose psikologjike. Kujdesi është një domosdoshmëri dhe dieta nuk duhet kuptuar si e vetmja 'terapi'.  'Ajo që hamë ndikon ndjeshëm në plakjen degjenerative, pr nuk është se duke ndjekur një dietë dy-mujore me bazë bimore ne mund të shpresojmë të frenojmë përparimin e sëmundjeve të tilla si Alzheimer. Këto patologji janë rezultat sistematik i shumë shkaqeve, por të dish rëndësinë e ushqimit shërben si parandalim parësor, si një faktor në edukimin për një jetesë që përfshin, për shembull, sasinë e duhur të lëvizjes", shpjegon ekspertja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor