Kujdesi per trupin 4 Shkurt 2020

"I dua strijat e mia, sa herë i shoh ndihem akoma më grua" mamaja e 3 fëmijëve që lufton paragjykimet në Instagram

Kujdesi per trupin

Në një kohë kur shtëpitë më të mëdha të modës, televizioni dhe rrjetet sociale vazhdojnë t’i thurin elozheve grave të dobëta, mundësisht me përmasat “90-60-90” duke “ i imponuar”si modelet më të mira për t’u ndjekur, nuk mund të mos pyesim veten “Po kur ke disa kg më shumë, mos je vallë më pak e bukur?”. Këto ishin dyshimet e para me të cilat u përball edhe Sarah Nicole Laundry, mamaja e re nga Ontario. Në ndryshim nga shumë bashkëmoshatare të saj, të cilat janë ende të pavendosura se ç’duan të bëjnë me mamanë e tyre, 25-vjeçarja është mama e tre fëmijëve dhe përveç përballjes me sfidat e rritjes së tyre, ka vendosur të “edukojë” shumë gra që të pëlqejnë dhe duan trupin e tyre.

“ Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do ta bëja këtë gjë. Përpara se të bëhesha mama kujdesesha shumë për trupin, madje kishte raste që i nënshtrohesha dietave të rrepta dhe qëndroja pa ngrënë për ditë të tëra vetëm që të mos shtoja peshë. Por pas lindjes së fëmijës së parë, gjërat ndryshuan. Trupi im prej nga kishte dalë një qenie e re, nuk ishte si më parë dhe më duhej të ambientohesha me të. Mbaj mend që kur shkova për herë të parë në plazh u përballa me vështrime të vëngërta të njerëzve përreth thjesht sepse kisha pala barku dhe shenja strijash tek gjoksi. Një grua, nuk e kisha parë kurrë më parë, më dha numrin e një kirurgu plastik që kishte bërë mrekulli me të pas lindjes, kurse një tjetër më kërkoi të largohesha pasi nuk isha shembull pozitiv për fëmijët.”-rrëfen ajo për “Daily Mail”.

E gjendur përballë shikimeve akuzues, mëshirues, por edhe dëshirës së sëmurë të njerëzve për ta kthyer në formë, Sarah vendosi të mos ndryshojë për askënd, por të përdorë llogarinë e saj në Instagram për të ndërgjegjësuar me miliona gra të duan e pranojnë trupin e tyre. Ajo numëron gati 920 mijë ndjekës, të cilët prej vitesh e shoqërojnë në udhëtimin e saj për të qenë vetvetja dhe të njohin e duan më shumë fizikun e tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor