Astroliving 4 Shkurt 2020

Mërkuri kalon tek Peshqit dhe u premton shumë shenjave zodiakale; a do t'i mbajë ato?

Astroliving

Horoskopi i 4 shkurtit shënohet nga kalimi i Mërkurit te Peshqit, por planeti nuk është shumë i lumtur të qëndrojë në shenjën ku komandon kaosi, mungesa e logjikës, mungesa e të kuptuarit dhe të arsyetuarit. Mërkuri në shenjën e Peshqve ushqehet me këtë imagjinatë, më pas kthehet përsëri në Ujor, prandaj nuk duhet t'i besoni shumë sepse mund të mos i mbajë premtimet e tij.

Ja si do të ndikojë shenjë për shenjë kalimi i Mërkurit tek Peshqit:

Dashi: Mërkuri luan fshehurazi duke lënë të palëkundur tek ju dëshirën për të dialoguar, për të komunikuar me njerëzit që doni ose me njerëzit që ju rrinë afër. Nuk keni shumë dëshirë për të bërë gjëra që s'ju pëlqejnë, s'ju argëtojnë. Edhe mund ta injoroni planetin, nuk ka asgjë për t'ju thënë.

Demi: Mërkuri nuk është më në kuadraturë (të paktën deri në mars) duke ndaluar së ndërlikuari marrëdhëniet tuaja me shpenzimet, punët praktike dhe mendimet. Ndjeni se mund të veproni me shkathtësi, të sfidoni dikë ose diçka, mjafton ta bëni gjysmën e parë të shkurtit.

Binjakët: Mërkuri merr një aspekt të vështirë drejt shenjës suaj, për këtë arsye duket se rritet nevoja për të qenë më afër problemeve praktike dhe punës suaj. Megjithatë përpiquni të mos mërziteni, të mos kërkoni shumë nga vetja, shpesh Mërkuri e ekzagjeron dhe kjo nuk ju ndihmon t'i shihni gjërat me qartësinë e duhur.

Gaforrja: Trinomi i ri i Mërkurit ju ndihmon të flisni dhe të mendoni më mirë, të shpreheni në mënyrë të drejtë dhe të ekuilibruar. Por mos ju besoni premtimeve të planetit, mos jini shumë të sigurt, sidomos nga data 17 e mbrapa, kur nuk do të mungojnë surprizat.

Luani: Mërkuri nuk është më një kundërshtar (ju dhuron një armëpushim për një muaj) dhe më në fund mund të filloni të eksperimentoni pa pasur frikën se po gaboni, se po bëni një lëvizje jokorrekte. Deri në datën 17 mund ta teproni pak me shpenzimet.

Virgjëresha: Mërkuri hyn në opozitë duke ju bërë të jeni më të ndjeshëm dhe të ekspozuar ndaj të tjerëve, ndaj njerëzve që ju duan dhe ju qëndrojnë afër. Kujdes nga data 17 e tutje, kur Mërkuri t'ju japë ndjesinë se nuk mund t'i besoni asgjëje e askujt, pasi do ta ekzagjerojë pak. Provoni të bëni gjërat më të rëndësishme në gjysmën e parë të shkurtit.

Peshorja: Mërkuri nuk është më në trinom në shenjën tuaj, kështu ndjeni më pak nevojë  për gjëra argëtuese, mendime dhe krijimtari të ndryshme. Nëse duhet të bëni diçka që keni lënë pezull, atëherë bëjeni dy javët e para të shkurtit. Më pas droëzojuni fantazisë.

Akrepi: Mërkuri fillon trinomin e tij, kështu që ju ndiheni shumë të aftë të artikuloni, menaxhoni, të komandoni të tashmen, të argëtoheni me fjalët dhe mendimet. Puna bëhet më e lehtë, por yjet ju thonë se momenti më i lumtur do të zgjasë seri në mesin e muajit.

Shigjetari: Mërkuri fillon kuadraturën e tij dhe ju ndiheni të sfiduar nga dashuria dhe puna. Por kjo mund të jetë koha e duhur për të përballuar diçka që nuk mund të qëndrojë ashtu siç është, megjithatë duhet ta bëni brenda datës 17, pasi më vonë, përpjekjet tuaja do të jenë më pak të dobishme.

Bricjapi: Mërkuri do t'ju përmirësojë aftësinë për të kuptuar dhe për t'u kuptuar nga njerëzit e dashur, nga miqtë dhe kolegët. Ndodh sepse Mërkuri ju ndihmon të deshifroni më mirë fjalët e të tjerëve, të jeni në sintoni me të tjerët. Kufizoni fjalimet dhe dialogjet nga data 17 e tutje.

Ujori: Yjet ju ofrojnë një shkëmbim. Ju kërkojnë të hiqni dorë nga një forcë intelektuale dhe mendore në favor të shanseve praktike, shumë interesante. Pra, më pak fjalë e më shumë veprime, të paktën deri në datën 17, pastaj merrni një pushim.

Peshqit: Mërkuri fillon qëndrimin e gjatë (por që ndërpritet në Mars) në shenjën tuaj, ku, megjithatë, nuk shprehet shumë mirë. Do të përjetoni më shumë dashuri dhe gjëra në shtëpi, fjalë dhe angazhime intime, personale, gjëra që do t'ju pëlqejnë. Përqendrojini përpjekjet në gjysmën e parë të shkurtit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor