Astroliving 3 Shkurt 2020

Horoskopi mujor SHKURT: Ujori dhe Peshqit

Astroliving

Nga: Paolo Fox

Ujori: Ky do të jetë muaji i Ujorit, pasi Dielli dhe Venusi do të kalojnë në shenjën tuaj. Ata më fatlumët që kanë vënë punët në vijë, tani po mendojnë për ndryshime të mëdha në jetën e tyre. Të lindurit në këtë shenjë mërziten, nëse bëjnë gjithmonë të njëjtat gjëra. Falë ndikimit të Uranit, të rinjtë do të rrezikojnë duke ndjekur rrugë të reja të paprovuara më parë, madje edhe në qytete të tjera. Keni filluar që tani të mendoni dhe të bëni planet për verën. Kush ka shumë gjëra në dorë, do të fillojë t’i përzgjedhë. Disa janë përballur me një gjendje vërtet të tensionuar. Është pikërisht trupi ai që ju tregon se duhet të zgjidhni të bëni një jetë më të qetë, duke kapërcyer frikën që ju shoqëron. Falë idealeve që keni, ju ecni gjithnjë përpara. Data 12 do të jetë shumë interesante.

Ka ardhur çasti të jetoni marrëdhënie intriguese në aspektin sentimental, edhe pse disi të kushtëzuara nga xhelozia. Kanë qenë të shumta çiftet që janë ndarë këta muajt e fundit. Disa nga ju nuk ndahen vetëm për hir të fëmijëve apo për qetësinë që dhuron familja, por dashurinë zor se e gjeni. Takimet e reja janë shumë të favorizuara. Marrëdhëniet e hershme do ta kenë të vështirë të gjejnë sensualitetin në marrëdhëniet intime, pasi Ujorët dashurojnë me mendje.

Jupiteri dhe Saturni në këtë periudhë ju ftojnë të kuptoni më mirë se cilat janë energjitë tuaja të vërteta dhe të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike. Këto janë ditët ideale për ta bërë këtë. Duhet të çliroheni nga një barrë që ju mundon prej kohësh, pasi organizmi po lufton bashkë me ju. Këshillohen vitaminat dhe këshillat e mjekut.

Peshqit: Venusi kalon në shenjën tuaj pikërisht në datën 7 dhe kjo gjë nënkupton një sinjal force. Nëse vitin e kaluar një bashkëpunim është prishur apo dikush është përpjekur t’ju pengojë duke hedhur baltë mbi aftësitë tuaja, tani i keni marrë ju frenat në dorë. Edhe ata që bëjnë një punë që s’u pëlqen, kanë mundësinë të ndryshojnë, pasi kjo periudhë e favorshme do të zgjatë disa muaj. Edhe Marsi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 16, ja pse duhet t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë. Lëreni frikën mënjanë dhe mendoni çfarë dini dhe çfarë mund të bëni. Nuk do të mungojnë edhe ditët e tensionuara, si datat 10 dhe 11, gjatë të cilave do të lindin debate si pasojë e lodhjes.

Nëse jeni ende të vetmuar pas një krize të kaluar vitin e kaluar, ka ardhur koha të tregoheni të hapur për dashuritë e reja, pasi Venusi favorizon pasionin. Lidhjet dhe miqësitë që lindin në këtë periudhë do t’ju ndihmojnë të kaloni shumë vështirësi. Dy vitet e fundit kanë qenë disi delikatë në fushën e ndjenjave. Edhe ata që s’janë larguar nga partnerët, kanë ndier një shkëputje fizike dhe psikologjike. Ndoshta një nga të dy ka punuar larg ose është treguar kritik ndaj tjetrit. Duhet të gjeni sërish nevojën për të kaluar kohë bashkë, të ndani hapësirat të dy dhe të mos krijoni një lloj rivaliteti. Mos u përqendroni vetëm te puna, pasi edhe lidhjet sentimentale janë të domosdoshme. Kujtimet negative të së shkuarës shndërrojini në stimuj për të shëruar shpirtin. Nëse mendoni të ndëshkoni partnerin duke u lidhur me dikë tjetër, në fakt rrezikoni të ndëshkoni veten duke hyrë në marrëdhënie të ndërlikuara.

Kjo është periudha e duhur për të gjetur shtysat pozitive për të ecur përpara. Mos gaboni duke menduar për të shkuarën. Kush e bën, rrezikon të jetojë me trishtimin e asaj që ka kaluar, pa menduar se çfarë e pret në 2020-n.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor