A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Nga PAOLO FOX
Shigjetari: Gjatë shkurtit do të konfirmoni sërish vendimet që keni marrë në janar. Propozimet e rëndësishme mund të menaxhohen më mirë, sidomos nëse duhet të shisni një pronë. Ditët më të favorshme do të jenë rreth datës 17, kohë kur Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Me pengesa do të haseni vetëm nëse po bëni diçka që nuk ju pëlqen, por keni frikë të ndryshoni. Yjet e shkurtit dhurojnë shumë mundësi për ata që janë në kontakt me shumë njerëz. Ditë interesante do të jenë edhe ato të fundit të muajit. Përvishni mëngët dhe bëni propozimet e duhura. Nuk ju mungon kuraja dhe aq më pak krijimtaria. Do të arrini një sukses personal brenda pranverës.
Duket se tanimë ka marrë fund periudha e polemikave të mëdha në çift, falë Venusit që do t’ju favorizojë. Madje, edhe beqarët do të përjetojnë emocione të mëdha. Nëse do të merrni një vendim me rëndësi, yjet ju ndihmojnë. Pasioni dhe ëmbëlsia do të karakterizojnë të gjitha fundjavat. Beqarët mezi presin të njihen me njerëz të rinj. Kërkoni të keni në krah një person shumë të gjallë. Bëni mirë të rrini larg të lindurve në shenjën e Peshqve, pasi ata paraqesin gjithmonë një lloj sfide për ju. Jupiteri do të ndihmojë çiftet që duan të bëhen me fëmijë.
Kthehet qëndrueshmëria në jetën tuaj, sidomos në aspektin emotiv. Nervozizmi zakonisht karakterizon gjendjen tuaj, por ju e shfrytëzoni sa më mirë, pasi nuk kënaqeni asnjëherë me pak. Shigjetarët ecin shumë dhe bëjnë sport pikërisht që të ndihen sa më të angazhuar, por edhe për të zbuluar gjëra të reja. Do të ndiheni disi të lodhur rreth datës 10.
Bricjapi: Nuk është pak të kesh si mbështetës të shenjës Jupiterin dhe Saturnin. Studentët do të shpërblehen për përpjekjet e tyre të mëdha. Ky është viti i suksesit personal, në veçanti për ata që duan të rifuten në lojë. Jua kujtojmë shumë shpesh se, nëse yjet ju favorizojnë, kjo s’do të thotë se paratë vijnë vetë me thasë. Gjithçka varet nga aftësitë tuaja personale, por nuk do të mungojë rasti për t’u orientuar siç duhet. Nëse keni pasur pranë kolegë apo bashkëpunëtorë që ju kanë hapur probleme, tani është çasti të kërkoni të rinj. Të gjithë Bricjapët ëndërrojnë që një ditë të jenë shefa në nismat e tyre, një ëndërr që shumë shpejt mund të bëhet realitet. Të rinjtë është më mirë të studiojnë jashtë shtetit për të krijuar përvoja të reja.
Shkurti do t’u lërë hapësirë emocioneve dhe ndjenjave, e keni ju në dorë sa doni të përfshiheni. Këtu përfshihen jo vetëm çiftet që kanë një lidhje prej shumë kohësh, por edhe për ata që janë të vetmuar. Të bindësh një Bricjap se është më mirë në çift, sesa të jetojë vetëm është thuajse një sipërmarrje e pamundur, sidomos pas një sërë zhgënjimesh. Dhembja e një braktisjeje nuk duhet të shndërrohet në mosbesim ndaj së ardhmes. Datat 12, 13, 26 dhe 27 do të shoqërohen nga disa keqkuptime, sidomos nëse keni konflikte me prindërit. Vendosmëria është ajo që triumfon në fund.
Edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor, shkurti do të karakterizohet nga nervozizmi, sidomos gjatë gjysmës së dytë të muajit. Mos reagoni keq ndaj keqkuptimeve apo provokimeve. Pika juaj e dobët janë gjunjët dhe dhembjet e kockave. Jupiteri ju mbron gjithmonë.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...