Astroliving 3 Shkurt 2020

Horoskopi mujor SHKURT : Peshorja dhe Akrepi

Astroliving

Nga PAOLO FOX

Peshorja: Të lindurit e shenjës së Peshores janë shumë të kujdesshëm, i sigurojnë diku të ardhurat e tyre, pasi s’kanë ndër mend të bëjnë investime të mëdha. Ata që në të kaluarën kanë gabuar për shkak të Jupiterit dhe Saturnit kundër tyre, tani duhet të shlyejnë një hua. Shpenzimet brenda familjes këtë muaj do të shtohen. Bëjini më mirë llogaritë. Gjithsesi, rëndësi ka të ekuilibroni fitimet me shpenzimet. Më shumë kujdes duhet të keni në datën 16, pasi edhe familja juaj do të jetë e tensionuar. Në datat 19 dhe 20 ruani qetësinë. Do të vendosni të mbyllni disa marrëdhënie profesionale të lodhshme. Kini kujdes nga armiqësia e një Bricjapi apo e një Ujori.

Në fushën sentimentale shkurti do të risjellë tensionet që kanë karakterizuar muajt e kaluar. Ndjenjat do të kalojnë në plan të dytë, për shkak të problemeve në punë ose të studimeve për ata që janë më të rinj. Keni shumë gjëra për të thënë dhe shumë njerëz për të kritikuar. Gjatë 2020-s do t’u jepni fund shumë miqësive. Mos bini pre e provokimeve. Çiftet e dashuruara prej kohësh nuk kanë pse të kenë frikë dhe të bëhen gati për të planifikuar pushimet që të qetësohen. Shpërqendrohuni, bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë, pasi kjo gjendje emotive do t’ju stresojë të dyve. Lidhjet e lindura së fundmi do të jenë disi problematike, pasi mund të keni zgjedhur një gënjeshtar/e. Verifikoni gjithçka.

Tensioni gjithashtu karakterizon edhe aspektin shëndetësor dhe fizik. Ndoshta duhet të gjeni një ekuilibër brenda vetes që muajt e fundit e keni humbur. Ankthi do të shkaktojë disa probleme psikopatike që duhen vlerësuar mirë. Kujdes maksimal në datat 12 dhe 19, kur Hëna do të futet në shenjën tuaj. Për fat të mirë, fuqia juaj për të reaguar është për t’u admiruar.

Akrepi: Acarimi i të lindurve në këtë shenjë duhet mbajtur gjithnjë në kontroll. Shumë nga ju kanë vënë re se prej një viti tanimë të gjitha situatat në punë kanë ndryshuar, dhe në këto përfshihen edhe kolegët me eprorët. Urani në shenjën tuaj do t’i trazojë ujërat, ja pse duhet të gjeni pikën e ekuilibrit. Nëse keni diçka për të diskutuar, shkurti është muaji i duhur, por vetëm pas datës 19, kur Dielli kalon në shenjën tuaj. Po mendoni të mbyllni një marrëveshje të re brenda verës. Disa nga ju kanë kërkuar transferim në punë vetëm për t’i qëndruar më pranë familjes. Bashkë me kërkesat e familjes, rriten edhe shpenzimet, ja pse duhet të keni shumë durim, sidomos në marrëdhëniet prind-fëmijë. Mërkuri favorizon biznesin dhe suksesi juaj personal është i garantuar. Data 24 është e duhura për të bërë kërkesa.

Që gjithçka të shkojë vaj në fushën e ndjenjave, duhet të kuptoni më mirë ç’ka ndodhur në të shkuarën. Ata që janë martuar apo që janë bërë me fëmijë, tani kërkojnë siguri ekonomike. Partnerët do t’ju gjykojnë nëse nuk çoni mjaftueshëm të ardhura në shtëpi. Muaji do të karakterizohet nga debate në familje për çështje trashëgimie. Beqarët ndoshta do të gabojnë duke kërkuar të lidhen me persona që kanë diferencë të madhe në moshë me ta apo që jetojnë shumë larg. Kjo ndodh pasi të lindurit e kësaj shenje kuptojnë se dashurojnë vetëm kur vuajnë për të tjerët apo kur e kanë të vështirë t’i bëjnë për vete. Takimet sentimentale do të jenë interesante dhe përfshirëse. Ju tërheqin më shumë personat e shenjave të Ujit, si Gaforrja dhe Peshqit. Shfrytëzoni mundësinë të dielën, në datën 16, kur Marsi kalon në shenjën tuaj.

Shkurti do të jetë muaj force për ju, edhe pse do të ndiheni disi nervozë. Urani ndikon shumë te ju, sidomos kur jeni të dashuruar. Duhet të ushqeheni rregullisht dhe të ruani qetësinë në ditët më të ngarkuara. Mos u lodhni, sidomos në datën 8. Kurat janë të favorizuara pas datës 24.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor