Astroliving 3 Shkurt 2020

Horoskopi mujor SHKURT : Luani dhe Virgjëresha

Astroliving

Nga PAOLO FOX

Luani: Ky është një tjetër muaj që duhet t’ia kushtoni aktivitetit tuaj, meqë i keni mundësitë për të rifituar kohën e humbur. Disa nga ju do të nisin një projekt të ri brenda pranverës. Ju presin një sërë kontratash apo propozime që duhen vlerësuar sërish me kujdes dhe duhen nënshkruar. Mos ngurroni të pranoni propozime të reja, sidomos në datën 19, pasi Dielli s’do të jetë më kundër jush. Në janar nuk i keni mbushur shumë portofolat, por në periudhën shkurt-prill të ardhurat do të shtohen. Nëse keni ndër mend të fitoni një sfidë, përgatituni. Venusi është përkrah jush dhe do të bëni një zgjedhje të rëndësishme në datën 17. Kini kujdes nga personat që keni kundër, pasi kërkojnë të ndryshojnë imazhin që përcillni. Me krenarinë që ju karakterizon gjithmonë, është normale që keni shumë miq afër, por edhe shumë armiq.

Shkurti do të jetë një muaj interesant në fushën e ndjenjave dhe plot me ngjarje intriguese. Të vetmuarit do të kërkojnë shoqëri të reja. Romantizmi do të mbizotërojë te të gjitha çiftet që duan ta jetojnë marrëdhënien pa asnjë kufi. Datë interesante do të jetë 16-a. Kini kujdes nga lidhjet e dyfishta. Tradhtia nuk lejohet dhe arsyeja nuk është vetëm morali, por ju zbuloheni shumë shpejt. Gjatë shkurtit do të sillni ndër mend edhe histori të vjetra dashurie që kanë marrë fund, të cilat ju kanë mbetur në kujtesë vetëm se Luanët nuk e pranojnë asnjëherë humbjen. Datat 26 dhe 27 janë më të favorshmet për njohje të reja.

Po ndieni nevojën të nisni projekte të reja. Yjet janë të shkëlqyera, por stresi është i madh dhe nuk pushoni aspak. Nuk do të bënit keq sikur të kalonit disa ditë në një vend të këndshëm, edhe pse jemi në shkurt. Kurat janë të favorizuara nga data 19 deri më 26.

Virgjëresha: Gjatë vitit 2020 nuk do të përballeni me pasiguri të mëdha, ja pse do të jetë premtues. Shkurti do të karakterizohet disi nga tensione. Me siguri keni frikë se nuk do të kaloni një provë apo një provim që duhet përballuar me kurajë. Disa ziliqarë ju kritikojnë. Nëse punoni mirë, nuk keni pse të jeni dyshues për suksesin tuaj. Gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit do të shpërbleheni për punën tuaj me një lajm të mirë. Të gjithë të lindurit e kësaj shenje të përgatiten, pasi diku nga gjysma e vitit do të bëhen pjesë e një ndryshimi të madh. Karriera juaj do të kurorëzohet shumë shpejt. Kini kujdes me paratë, sidomos në fillim të muajit.

Gjithçka nis shtruar në shkurt në fushën e ndjenjave. Duke gjykuar zhvillimet e mëdha profesionale, marrëdhëniet janë disi më inferiore, pasi e keni mendjen tjetërkund. Thuajse të gjitha çiftet duhet të kalojnë një sprovë të vogël. Shkaqet më të shumta që ju ndaheni kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm. Gjysma e dytë e muajit do të dhurojë më shumë emocione duke u sjellë fat edhe beqarëve. Ata që sapo janë lidhur, ua bëjnë të qarta menjëherë gjërat partnerëve të tyre. Marsi premton më shumë në sferën sentimentale.

Shkurti do të jetë muaj i tensionuar edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor. Gjithçka vjen si pasojë e përkushtimit tuaj profesional. Keni aq shumë gjëra nëpër duar, sa nuk e dini më radhën që duhet të ndiqni. Ai që po kërkon një rrugë të re, do ta gjejë. Jeni të shpërqendruar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor