Astroliving 3 Shkurt 2020

Horoskopi mujor SHKURT : Binjakët dhe Gaforrja

Astroliving

Nga PAOLO FOX

Binjakët: Gjatë muajit shkurt do të merrni disa përgjigje pozitive, pasi tanimë Jupiteri nuk është më kundër jush. Të gjitha problemet që kanë lindur gjatë vitit 2019 duhen menaxhuar ende me kujdes të madh. Do të debatoni me eprorët tuaj, por jo vetëm kaq, një problem që i përket së shkuarës do të dalë sërish në sipërfaqe. Gjysma e dytë e muajit do të shkojë disi më mirë. Marsi nuk do të ndikojë më negativisht pas datës 16. Këshillohuni me ekspertët e fushës para se të ndërmerrni nisma ligjore. Nëse prisni të rimbursoheni për diçka, atëherë duhet të kalojnë disa muaj. Nuk i keni ende idetë e qarta se si të veproni kur vjen puna te kolegët, por, sa më shumë të afrojë pranvera, aq më të lehtë do ta keni edhe ju të zhvilloni projekte origjinale dhe të reja.

Shkurti do të dhurojë emocione në fushën e ndjenjave, sidomos pas datës 7, pasi Venusi do të kalojë në shenjën tuaj. Tani për tani keni nevojë për qetësi. Fatlumët janë ata që mbajnë në këmbë marrëdhëniet e hershme. Gjysma e dytë e muajit do të jetë idealja. Kini kujdes se mos humbni njerëzit që ju duan duke kërkuar një njeri të veçantë. Lidhjet e reja krijohen krejt papritur nga hiçi. Nëse ndiheni të lodhur, ju këshillojmë t’i jepni duart njëherë e mirë duke shuar çdo dyshim. Çaste tensioni edhe brenda familjes, sidomos në marrëdhëniet prind/fëmijë.

Marsi kundër shenjës suaj do të shkaktojë disa probleme psikofizike në fillim të muajit. Një ditë e vështirë do të jetë ajo e datës 4. Ju këshillojmë të bëni pak e saktë, jo shumë e për lumë. Rrezikoni të ndiheni të hutuar dhe të nervozuar në datat 24 dhe 25.

Gaforrja: Më të qetë këtë muaj do të jenë ata që kanë një aktivitet të pavarur dhe që mund ta drejtojnë ashtu si besojnë ata se është më e mira, edhe pse duhet të mbajnë në kontroll shpenzimet. Kundërshtimi i Jupiterit dhe Saturnit nxit disa divergjenca. Tensionet mund të lindin edhe mes ortakësh apo me eprorët. Nëse keni pranuar një detyrë që nuk ju pëlqen, do ta keni më të vështirë ta çoni deri në fund. Personat që punojnë me kohë të pjesshme do të ndihen të pasigurt. Nuk është çasti të bëni një plan për pranverën apo për verën. Rolet e reja duhen vlerësuar me kujdes. Mbajini nën fre pakënaqësitë tuaja. Burokracitë ju bezdisin, sidomos kur bëhet fjalë për disa borxhe të së shkuarës.

E kemi përmendur edhe më parë që jeta juaj sentimentale është përfshirë dhe disi është dëmtuar nga përkushtimi juaj ndaj karrierës, gjë që është krejt normale për ju. Në datën 7 kjo do të ndihet shumë. Çiftet në krizë të këshillohen me këshillues apo me miq që mund t’i ndihmojnë. Edhe nëse ju vjen një propozim për martesë, ju gjithsesi do ta shtyni, dhe jo se ju mungon dashuria, por ndiheni ende të pasigurt. Shkurti do të vërë në provë shumë çifte, sidomos ata që kanë probleme prej kohësh. Datat 19 dhe 20 do të sjellin debate, ndaj bëni çmos të shmangni çdo gjë që i nxit të tjerët t’ju kundërvihen. Bëni mirë t’i besoni një miku për të larguar stresin.

Gjatë gjithë këtij muaji do të ndiheni nën presion dhe pikërisht pas datës 12 do të nisë një periudhë e lodhshme. Keni dëshirë të ndryshoni gjithçka, por ju mungon forca. Do të ndieni një lloj nervozizmi të madh të brendshëm gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Mos u stërmundoni dhe kini kujdes, se do të shpërqendroheni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor