Astroliving 3 Shkurt 2020

Horoskopi mujor SHKURT : Dashi dhe Demi

Astroliving

Nga PAOLO FOX

Dashi: Angazhimet në punë do të kërkojnë më shumë përkushtim. Disa nga ju kanë një punë rutinë, janë të lodhur ngaqë bëjnë gjithnjë të njëjtat gjëra dhe kërkojnë të ndihen më të kënaqur nga ana profesionale. Ndryshojnë apo jo gjërat, ju do të vazhdoni përpara. Pranvera nuk do të sjellë shumë gjëra të reja për të lindurit e kësaj shenje, sidomos në aspektin profesional. Në përgjithësi, viti 2020 do të jetë frytdhënës më shumë për ata që janë duke studiuar dhe për ata që po bëhen gati të kalojnë një provë për të treguar sa vlejnë në të vërtetë. Të ardhura të mira për ata që kanë si ashendent shenjën e Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Duhet të vlerësoni strategji të reja. Pas katër muajsh punë do të merrni shpërblimin e shumëpritur.

Yjet favorizojnë ata që duan të ndezin brenda tyre dëshirën për të dashuruar, sepse Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 7. Nëse keni një marrëdhënie që nuk ju dhuron kënaqësi, më mirë t’i jepni fund. Në familje po bisedoni për blerjen e një shtëpie apo për t’u shpërngulur diku tjetër. Për fat të keq, Jupiteri ju pengon disi duke ju hapur probleme të vogla të karakterit ekonomik. Data më e favorshme në fushën sentimentale është 16-a, qoftë edhe për të sqaruar disa çështje që i keni lënë pezull. Nëse vendosni t’i jepni fund një lidhjeje, kjo nënkupton se po çliroheni nga një barrë e madhe. Shumë nga ju mendojnë se janë më mirë vetëm. Debate pa fund me të lindurit e shenjës së Gaforres dhe Bricjapit.

Për shkak të ndikimit negativ të Jupiterit dhe Saturnit, duhet të prisni çaste të tensionuara, sidomos në datën 19. Këtë muaj do ta keni të vështirë të gjeni qetësi, pasi gjithë familja ndihet e nervozuar. Fakti që duhet të tregoni çdo ditë sa vleni ju shkakton ankth, gjë që do të sjellë edhe disa shqetësime të vogla shëndetësore në dhjetë ditët e fundit të shkurtit.


Demi: Ky është një muaj tjetër për të treguar sa vlera keni në mjedisin tuaj profesional. Gjithçka varet nga ajo që dëshironi ju. Nëse sapo keni kaluar një pengesë, tani është çasti të nisni gjithçka nga e para. Mërkuri kalon në shenjën tuaj të hënën e datës 3 dhe ndikimi i tij pozitiv do të përforcohet edhe nga Jupiteri dhe Saturni. Tanimë jeni profesionistë të sprovuar dhe e keni suksesin të garantuar. Të rinjtë që janë në kërkim të risive duhet të përveshin mëngët, madje edhe të shpërngulen në qytete të tjera. Edhe pse të lindurit në shenjën e Demit janë të lidhur ngushtë me familjen, për shkak të Uranit do të ndieni dëshirë të ndryshoni paksa ambient. Për ata që i kanë mundësitë ekonomike, kjo është periudha e duhur për të bërë blerje.

Ky muaj do të jetë i mbushur me ngjarje dhe emocione. Kjo është periudha më e mirë për të rënë në dashuri apo për të konfirmuar një lidhje. Ju e harroni lehtësisht të shkuarën. Vlerësojini mirë lidhjet e reja që po lindin. Nëse pas një divorci keni ende çështje ligjore të mbetura pezull, nuk do ta keni të vështirë të bini dakord me njëri-tjetrin. Do të jeni pikërisht ju që do ta drejtoni situatën. Mos i nënvlerësoni dashuritë e reja, pasi Venusi është në një pozicion të shkëlqyer dhe do t’ju dhurojë emocione të mëdha, sidomos pas datës 19. Çiftet që janë të lidhura prej kohësh, do të kërkojnë që partnerët të hedhin një hap më shumë, si për shembull martesa.

Yjet janë në favorin tuaj. Ndjesi pozitive, energji të mëdha dhe jeni të aftë ta merrni veten pas gjithçkaje që ju ndodh. Viti 2020 do të jetë vendimtar për ju, dhe gjatë shkurtit do të keni një dëshirë të madhe për të bërë sa më shumë gjëra. Falë kësaj, edhe mendërisht do të ndiheni shumë mirë. Kurat afatgjata që nisin tani do të jenë të suksesshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor