Kujdesi per trupin 2 Shkurt 2020

MJAFT i mbuluat me manikyr, këto janë 2 metodat e vetme që zbardhin thonjtë e zverdhur për 5 minuta

Kujdesi per trupin

Nëse mendoni se duhanpirja është shkaku kryesor e zverdhjes së thonjve, gaboheni, sipas mjekëve regjimi i varfër ushqimor është fajtori kryesor i kësaj gjendjeje aspak estetike. Për këtë arsye ju këshillojmë të përfshini në vaktet tuaja ushqime që përmbajnë vitaminë A, B, kalcium, hekur dhe zink. Në vend që të mbuloni problemin duke lyer thonjtë, ju këshillojmë që të kujdeseni për ta, duke provuar truket e mëposhtme.

1.Sodë buke: Soda e bukës është një zgjidhje e shkëlqyer për të hequr gradualisht  tonin e verdhë të thonjve, por edhe shërben si një lloj scrub-i natyral që eliminon qelizat e vdekura dhe i bën duart më të buta. Për të realizuar  këtë trajtim ju duhet: 1 lugë gjelle sodë buke, ½ lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe më pas masazhoni thonjtë me të.

2.Limoni: Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj zbardhuese. Kjo është edhe arsyeja përse shpeshherë ju kemi rekomanduar ta përdorni limonin për të eliminuar njollat e vështira në veshje apo këpucë , apo për të hequr erërat e këqija. Merrni 2 limonë të pjekur mirë dhe shtrydhini. Më pas zhysni thonjtë e zverdhur në të për 15 minuta, dhe më pas fërkojini me një furçë dhëmbësh. Provoni këtë metodë disa herë gjatë javës dhe shumë shpejt do të vini re rezultatet e para.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor