Guide per shendetin 1 Shkurt 2020

Shpëtoni nga herpesi njëherë e përgjithmonë me këto lloj ushqimesh dhe bimësh

Guide per shendetin

Çdolloj herpesi është i dhimbshëm dhe shqetësues. Qoftë i shoqëruar me acarim lëkure ose jo, ai ta bën jetën shumë të vështirë.

Fatmirësisht, ekzistojnë ilaçe mjaft efikase kundër tij. Nëse ndiqni këshillat e këtij kapitulli, do ta riktheni virusin në gjendje të fjetur dhe praktikisht të padëmshme.

Kohëzgjatja e këtij procesi varet nga një numër faktorësh si, koha që ka kaluar virusi në organizmin tuaj, mënyra e jetesës (nëse jeni të ekspozuar ndaj një mjedisi toksik që ushqen virusin) dhe në varësi të sistemit imunitar (nëse ai nuk është dëmtuar nga mjekimet e gabuara). Ky proces mund të zgjasë nga tre muaj deri në një vit e gjysmë.

Kujdesuni për trupin dhe sistemin tuaj imunitar duke u ushqyer shëndetshëm, duke u stërvitur dhe fjetur mjaftueshëm. Për informacione të mëtejshme lexoni pjesën e katërt të librit.

Ushqimet kurative

Disa ushqime janë mjaft efikase në trajtimin dhe kurimin e herpesit të shoqëruar ose jo me acarime të lëkurës. Sipas rastit, ato sulmojnë virusin, ndihmojnë organizmin që të ripërtërihet nga neurotoksinat, përforcojnë sistemin imunitar, kurojnë sistemin nervor, qetësojnë inflamacionin e lëkurës dhe detoksikojnë trupin. Frutat ideale për të trajtuar herpesin janë boronicat e egra, arrat e kokosit, papajat, mollët e kuqe, dardhat, karçofët, bananet, patatet e ëmbla, spinaqi, shpargujt, marulet (varietetet që janë me gjethe jeshile të errët ose të kuqe), bishtajat dhe avokadot.

Bimët dhe suplementet kurative

AAL (acidi alfa-lipoik): antioksidues që riparon dhe përforcon zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi i herpesit.

  Magnezi: pakëson inflamacionin dhe qetëson nervat, duke limituar ënjtjen e tyre dhe spazmat. Gjithashtu, ndihmon muskujt pranë nervave të dëmtuar.

• MSM (metilsulfonilmetani): u rikthen fleksibilitetin dhe përkulshmërinë nervave të tendosur nga inflamacioni.

• Vitamina B12 (si metilkolbalamin dhe/ose adenosilkobalamin): riparon dhe përforcon zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi.

• AEP (acidi eikosapentanoik) dhe ADH (acidi dokosahekzanoik): riparojnë dhe përforcojnë zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi. Sigurohuni që të përdorni ato me burim vegjetal dhe jo shtazor.

• Lobelia13: e shkatërron menjëherë virusin.

• Kamomili me lule të madhe: pakëson inflamacionin në sistemin nervor.

• Lulëkuqja e Kalifornisë: pakëson inflamacionin dhe qetëson nervat, duke limituar ënjtjen dhe spazmat.

• Rrënjët e jamballit: pengojnë zhvendosjen dhe shumimin e qelizave virale.

• Zinku: pakëson reaksionet inflamatore të shkaktuara nga neurotoksina që lëshon virusi i herpesit.

• Aminoacidi L-lysine: pengon zhvendosjen dhe shumimin e qelizave virale.

• Seleni: riparon nervat e dëmtuar që ndodhen pranë lëkurës.

• Gjethet e hithrës: qetësojnë dhimbjet dhe inflamacionin e shkaktuar nga shpërthimi i herpesit

 

 Ky informacion është shkëputur nga libri “ Medical Medium” përkthyer dhe botuar nga BOTIMET LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor