Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Skarbi është ndoshta një nga hapat më të ndërlikuar në rutinën e kujdesit për lëkurën. Ka persona që nuk janë ende të qartë përse duhet bërë skrabi ose sa herë në javë duhet të bëhet ai. “Si të bëjmë një skrab” vazhdon të jetë një nga pyetje më të shpeshta në google sipas “SKINCAREADDICTION”. Ky artikull mund ti japë zgjidhje pyetjeve tuaja:
Pra, çfarë është skrabi?
Pavarësisht se çfarë metodë përdorni, qëllimi i tij është të hiqni qelizat e vdekura të lëkurës nga shtresa e sipërme e saj me shpresën për të zbuluar një fytyrë më të ndritshme, më rrezatuese. "Skrabi mund të ketë përfitime të konsiderueshme për lëkurën tuaj kur bëhet në mënyrë të sigurt dhe të saktë," thotë dermatologu i certifikuar, Tiffany Jow Libby. Përveç shkëlqimit të lëkurës, skrabi mund të ndihmojë në përmirësimin e strukturës, të ndihmojë në thithjen e produktit (i cili rrit efektivitetin) dhe të mos bllokojë poret.
Sa shpesh duhet ta bëni një skrab për fytyrën?
Nuk ka një kohë të caktuar. Vërtetë varet nga lloji i lëkurës tuaj, lloji i skrabit dhe produktet e tjera në rutinën tuaj. Nëse sapo keni filluar, Dr. Libby këshillon ta përdorni një deri në dy herë në javë - duke provuar dhe 3 nëse lëkura juaj e pranon. Pra çdo gjë duhet bërë me provë! Është thelbësore të dëgjoni lëkurën tuaj dhe të mos e teproni, gjë që mund të çojë në skuqje dhe acarim.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...