Orakulli i kuzhinës 31 Janar 2020

5 përfitimet shëndetësore të kokrrave të karafilit; Ja përdorimet jashtë kuzhinës

Orakulli i kuzhinës

Kokrrat e karafilit janë sytha lulesh të thata nga pema e karafilit q\me origjinë nga Indonezia. Karafili është një erëz shumë përdorimshe , ndonëse këto të fundit ne i kufizojmë vetëm në kuzhinë. Emri vjen nga fjala latine clavus, që do të thotë gozhdë sepse forma e një karafili të tharë ngjan me atë të një gozhdë.

Karafili është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, por kohët e fundit studiuesit kanë filluar të hulumtojnë rreth përfitimeve të mundshme shëndetësore të kësaj erëze, e besoni që janë shumë.

1. Shëndeti i kockave

Përmbajtja e komponimeve fenolike përfshirë flavonet, izoflavonet dhe flavonoidet në ekstraktet e karafilit janë shumë të dobishme për kockat . Kjo për shkak se këto komponime ndihmojnë në ruajtjen e masës (lëndës përbërëse së eshtrave ). Kjo vërteton se është shumë efektive në lehtësimin e e simptomave të dhimbshme të artritit reumatik.

2. Kokrrat e karafilit janë të pasura me antioksidantë, kimikate që ndihmojnë në zvogëlimin e dëmtimit të qelizave që kanë potencialin të zhvillohen në kancer. Sipas  Today’s Dietitian, rreth 1/2 lugë çaji karafil përmban më shumë antioksidantë, krahasuar me 1/2 filxhan boronica. Në një studim laboratorik, studiuesit raportuan se ekstrakti i karafilit ishte në gjendje të ngadalësonte rritjen e llojeve të shumta të qelizave të kancerit të njeriut. Megjithatë këto përfundime mbeten ende në nivele laboratorike dhe nuk ka rezultate të regjistruara në grupe njerëzish

3. Menaxhimi i diabetit

Tek pacientët që vuajnë nga diabeti, sasia e insulinës që prodhohet nga trupi ose nuk prodhohet fare ose është e pamjaftueshme. Studimet zbuluan se ekstraktet e karafilit imitojnë insulinë në mënyra të caktuara, dhe gjithashtu ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

4. Shëndeti i mëlçisë

Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se përbërësit e gjendur tek karafili  mund të nxisin mirëfunksionimin e mëlçisë, një nga organet kryesore të trupit të njeriut.  Kjo erzë ul stresin oksidativ dhe redukton inflamacionin.

5. Shëndeti oral

Karafili mund të merret gjithashtu  për sëmundjet  e mishrave të dhëmbëve, përfshirë periodontitin dhe gingivitin. Ekstraktet e sythave të karafilit parandalojnë shumimin e  patogjenëve oralë, të cilët janë kryesisht përgjegjës për shumë sëmundje orale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor