Orakulli i kuzhinës 31 Janar 2020

Kjo është lënda ushqyese që duhet të merrni me shumicë nëse doni të digjni shpejt dhjamin

Orakulli i kuzhinës

Fibra është lëndë ushqyese , për të cilën shumë njerëz kanë informacion të gabuar. Në terma të thjeshtë, fibra i referohet karbohidrateve që nuk mund të treten nga aparati tretës.

Fibrat klasifikohen si të patretshme dhe tretshme në varësi të aftësisë së tyre për t’u shpërbërë në lëngje. Këto të fundit nga ana tjetër, kanë efekte të mëdha pozitive në metabolizmin dhe shëndetin tuaj.

A e dini se nëse keni nevojë për të humbur peshë, fibra mund të jetë lënda që duhet të merrni me shumicë.

Autori i The Small Change Diet, pohon se fibra është përbërësi magjik që nxit  humbjen e peshës. Sipas librit, një grua me peshë mesatare duhet të marrë 25-30 gr fibra në ditë. Kjo është sasia që mund të përftohet përmes  12 gota brokoli, 7 gota e gjysmë me tërshërë ose 7 mollë.

Nëse merrni sasi të mjaftueshme të kësaj  lëndë ushqyese përmes ushqimeve dhe jo shtojcave , do t’ju mbajnë më gjatë të ngopur! Kjo për shkak se fibrat treten shumë më ngadalë se karbohidratet e thjeshta.

Pra, sistemi juaj tretës do të funksionojë pa probleme. Si rezultat i kësaj, nuk do të keni fryrje ose probleme me kapsllëkun.

Si t’i përfshini fibrat në dietën tuaj?

Të gjitha ushqimet tuaja duhet të përmbajnë të paktën 8 gram fibra. Avokado  dardhat. Secila prej këtyre frutave ka rreth 6 gram fibra. Për të rritur marrjen e fibrave tuaja në çdo vakt, duhet të filloni të përfshini në menynë tuaj miellin e tërshërës (4 g për filxhan), quinoa (5 g për filxhan) dhe elbin (8 g për 1/4 filxhan).

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor