Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Nga Linda Fishta. Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për tavë me kuadrate 23-24cm anësore të gjatë ose e rrumbullakët me diametër 26 cm:
250g gjalpë i butë në temperaturë ambienti
75g sheqer
75g sheqer kaf
150g reçel portokalli (më mirë nëse është përgatitur në shtëpi)
225g miell
½ lugë e vogël sode bukë
1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira
4 vezë
lëngu dhe lëkura e grirë e ½ portokalli bio
Na duhen gjithashtu për t’i hedhur sipër pasi të jetë pjekur:
80g reçel portokalli
lëngu i ½ portokalli
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180°. Vëmë në robot të gjithë përbërësit e kekut (përveç atyre që do t’i hedhim sipër). I përziejmë për 2-3 minuta derisa të bëhen si masë homogjene. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
Kur të jetë pjekur, e nxjerrim nga furra, por e lëmë në tavë. Ngrohim në një tenxhere të vogël reçelin me lëngun e portokallit dhe ashtu të ngrohtë e hedhim mbi kek pasi këtë të fundit ta kemi shpuar më parë me kruajtëse dhëmbësh në sipërfaqe.
E shërbejmë të vakët ose në temperature ambienti të shoqëruar me panë të rrahur.
Shënim: nëse nuk keni robot për kuzhinë, mund ta realizoni edhe me dorë. Në një tas përzieni dy llojet e sheqerit me gjalpin me rrahësin e vezëve me dorë ose elektrik, derisa të bëhen si shkumë. Shtoni më pas reçelin, miellin dhe sodden me sitë, vezët dhe së fundi lëngun dhe lëkurën e portokallit.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...