Guide per shendetin 30 Janar 2020

Vrasin bakteret dhe detoksikojnë organizmin 100% më shpejt se ilaçet, njihuni me 3 antioksidantët më të natyralë

Guide per shendetin

‘’Aty ku hyn dielli, nuk hyn mjeku”, por aty ku hyjnë antioksidantët natyralë nuk ka fare vend për medikamente. Sa herë ju ka ndodhur t’i jeni drejtuar mjekut të familjes apo farmacistit për dhimbjen, a problemin më të thjeshtë shëndetësor. Të gjithë e bëjmë dhe është diçka normale. Por në vend që të shpenzoni para dhe të fusni në trupin tuaj helme të ndryshme kimike, provoni 3 ushqimet e mëposhtme të cilat shkatërrojnë bakteret dhe infeksionet më shpejt se çdo gjë.

 1. HUDHRA: Edhe pse aroma e saj nuk është aspak tunduese, hudhra është një ndër antibiotikët më të mirë natyralë që mund të zëvendësojë fare mirë ilaçet e shtrenjta. Ajo përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.  Ndër përfitimet e saj kryesore si: detoksikon trupin; përmirëson shëndetin e kockave, ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe lufton virozat e stinës.

2. KANELLA: Kanella është një ndër erëzat më popullore që prej shekujsh përdoret në kuzhinë, si në ëmbëlsira ashtu edhe në gatime të tjera duke ju dhënë atyre një aromë të mrekullueshme, por edhe duke ju sjellë njëkohësisht përfitime shëndetësore si: ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe kujtesës; ul rrezikun e atakut në zemër; ndihmon në rënien nga pesha; përforcon sistemin imunitar dhe lufton papastërtitë e lëkurës.

3. QEPA: Qepa është një ndër perimet më të përdorura në shtëpi, mirëpo pakkush mund të dijë vlerat ushqyese që ajo ka. Përbërësit e saj prej squfuri mund të zvogëlojnë sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, dhe forcojnë membranën qelizore në qelizat e kuqe të gjakut. Ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe eliminon parazitët. Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si  dhe minerale si kalium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium. Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor