Marredhenia ne çift 29 Janar 2020

Nuk zgjidhni gjë duke qarë e duke kërkuar përse, pas ndarjes do i kaloni me patjetër këto 7 faza

Marredhenia ne çift

Fundi i një marrëdhënieje nuk është aspak i lehtë. Procesi i ndarjes dhe përjetimi emocional i gjithë gjendjes së mëvonshme të bën të kalosh fazat e mëposhtme që në fund të fundit, sipas ekspertëve janë tërësisht të shëndetshme.

1.Mohimi: Të pranosh të vërtetën që ka të bëjë me fundin e një marrëdhënieje është e vështirë. Në vend që të rrish duke kontrolluar telefonin çdo pesë sekonda, ose më keq, të hidhesh në shtratin e ish- it vetëm për të kujtuar kohët e bukura, prano më mirë mbështetjen e familjes apo të miqve.

2.Inati: Qetësohu! Kjo është jeta e vërtetë dhe po, ti ke të drejtë të mbash inat, sidomos nëse je personi i lënduar. Por në këtë fazë ajo që të këshillohet është vetëm të bësh qejf. Thyerja e gjërave, dëmtimi i vetes dhe i të tjerëve nuk vlen për asgjë.

3.Mërzia: Në këtë fazë qëndrimi në shtrat duke parë fotot nga pushimet me ish- in apo duke ngrënë çdo gjë që të del përpara nuk të ndihmon. Megjithatë kjo është një ndër fazat e shëndetshme të ndarjes. Kështu që lejoja vetes paksa mërzi tani, që ta kesh më të lehtë të kapërcesh ndarjen.

4.Xhelozia dhe konkurrenca: Nëse je ndarë edhe ndonjëherë tjetër me shumë mundësi këtë fazë e mban mend mirë. Kur futesh nga profili i shoqes së ngushtë për t’i parë atij profilin ose kur poston foto duke u shtirur si e lumtur qëllimisht që ai t’i shohë. Por duhet të dish se në këtë fazë nuk është se je fort e sigurtë për mënyrën se si vepron, kështu që në vend që të bësh ndonjë gjë të nxituar përpiqu ta largosh telefonin nga dora.

5.Apatia: Kjo është pikërisht faza në të cilën ndihesh bosh, pa jetë, pa emocione. Në fakt kjo periudhë është pikërisht ajo në të cilën ti po i analizon gjërat mirë për të dalë në përfundimin se ç’është bërë nuk zhbëhet.

6.Pranimi: Të gjithë fazat e mësipërme kanë si destinacion këtë të fundit. Momentin kur ti më në fund pranon se je beqare dhe nuk je më e mërzitur për këtë.

7.“Faleminderit, tjetri!”./Opinion.al

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor