Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një infeksion i traktit urinar, shkaktohet nga shumimi i baktereve të këqija (kryesisht E.Coli) që mund të jetojë në zgavrat e zorrëve dhe vaginës, rreth hapjes së uretrës dhe në traktin urinar.
Gratë kanë shanse më të larta për infeksione urinare sesa burrat dhe kjo gjendje karakterizohet nga një sërë simptomash të tilla si urinimi i shpeshtë , ndjenja e djegies gjatë urinimit, dhimbjet e shpinës dhe dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut. Kur infeksioni nuk mjekohet menjëherë, mund të keni ethe ose të dridhura që do të thotë se infeksioni mund të ketë arritur në veshkat
Në mënyrë që të reduktoni shanset për të marrë infeksion, këtu janë disa gjëra që mund të bëni:
1. Pini sasi të mjaftueshme uji
Nëse pini shumë ujë, do të urinoni më shpesh. Kjo gjë nxit eliminimin e baktereve të këqija nga uretra juaj. Shmangni mbajtjen e urinës për periudha të gjata kohore. Lëngu i boronicave është pija më e mirë kundër infeksioneve.
2. Pastroni zonën tuaj gjenitale para dhe pas seksit
Marrëdhënia seksuale është një nga mënyrat më të lehta për të marrë infeksione. Urinimi dhe larja e zonës tuaj gjenitale para dhe pas seksit mund të ju ndihmojë të largoni çdo baktere që mund të ketë hyrë në uretrën tuaj.
3. Mbajeni zonën tuaj gjenitale të thatë duke veshur të brendshme pambuku dhe rroba të përshtatshme. Nëse vishni mbathje me dantellë , mundohuni t’i mbani sa më pak veshur. Bakteret rriten në mjedise të ngrohta dhe me lagështi.
4. Kur të pastroheni me letra të lagura apo të thata sigurohuni që drejtimi të jetë nga pas – para dhe jo e anasjella
5. Produktet femërore, siç janë sprajet e higjienës femërore, aromatikët dhe kremrat vetëm rritin acarimin.
6. Kur keni një infeksion, mos pini kafeinë, pije të gazuara, alkool, mos hani ushqime pikant dhe ëmbëltues artificialë që mund të irritojnë më tej fshikëzën tuaj, duke e bërë më të vështirë shërimin e trupit tuaj.
7. Merrni Vitaminë C.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...