Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm: 1 kuti qumësht të kondensuar (panda), 100 g gjalpë, 200 ml pana, 60 g kakao e hidhur, 100 g bajame të grira, 4 kokrra vezë – veç të bardhat nga të verdhat.
Për kremin me çokollatë sipër: 200 g çokollatë e zezë, 50 g gjalpë, 50 g qumësht, fruta pylli për dekorim sipas dëshirës.
Përgatitja: Ndezim paraprakisht furrën në 180°C. Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin e kondensuar dhe gjalpin. I vëmë në flakë shumë të ulët (më mirë në banjëmari) derisa të shohim se gjalpi është tretur. E lëmë mënjanë të vaket. Në robot ose në një tas hedhim qumështin dhe gjalpin pasi të jenë vakur. I përziejmë me rrahësen elektrike për 2 minuta, shtojmë panën, kakaon me sitë, bajamet dhe të verdhat e vezëve një nga një pa ndaluar përzierjen e tyre. Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve dhe i shtojmë me shumë delikatesë pjesë-pjesë te tasi ku kemi përzierjen. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për rreth 40 minuta. Nuk bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh pasi ëmbëlsira duhet të mbetet e lagësht. E lëmë mënjanë që të ftohet plotësisht.
Kremi me çokollatë: Në një tenxhere të vogël shkrijmë çokollatën të copëtuar në copa të vogla bashkë me qumështin dhe gjalpin në flakë shumë të ulët ose në banjëmari. I përziejmë me lugë druri derisa të përftojmë një krem homogjen. E lëmë të vaket në temperaturë ambienti. Pasi ta nxjerrim ëmbëlsirën nga furra dhe ajo të jetë ftohur, i hedhim sipër kremin me çokollatë. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas e vendosim në frigorifer. Në momentin që e shërbejmë, e zbukurojmë sipër me fruta pylli sipas dëshirës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...