Femijet 28 Janar 2020

"Bebja nuk shtonte peshë dhe pse e ushqeja çdo 3 orë; Testi i qumështit të gjirit nxorri të gjitha mangësitë e mia për lëndë ushqyese"

Femijet

Falë teknologjisë moderne, ditët e sotme ju mund të testoni shumë gjëra. Ekzistojnë teste në shtëpi për shëndetin e zorrëve, tiparet gjenetike dhe madje edhe nivelet e stresit apo cilësisë . Së fundmi nënat e reja mund të analizojnë dhe qumështin e gjirit për të parë të gjitha lëndët ushqyese që merr i porsalinduri dhe ç’duhet të bëjnë në të mirë të ushqyerjes së foshnjës.

Nivelet e ulëta të hekurit mund të bëjnë që bebja mos të shtojë peshë apo mangësitë e tjera të shkaktojnë probleme të tjera.

Qumështi i nënës përmban  kalori, proteina, vitamina, acide yndyrore dhe toksina mjedisore, por ajo çka ha nëna ndikon drejtpërdrejtë tek lëndët e qumështit. Nëse nuk konsumoni bulmet, qumështi do të ketë nivele të ulëta të kalciumit

Ekspertët e shëndetit ju këshillojnë të hani më shumë portokaj për të rritur nivelin e vitaminës A dhe më shumë mish ose zarzavate të gjelbra  për të rritur nivelet e hekurit. Nënat vegjetariane kanë nivele të ulëta të vitaminës B12.

POR nëse një grua fillon i zbaton ndryshimet e regjimit ushqimor sugjeruar nga mjekut, brenda tre ditësh rezultatet do të ndryshojnë. Por vlen të përmendet se nuk është e thënë se duhet të mbani një dietë rigoroze  gjatë gjidhënies. Ushqime të ndryshme mund të kenë efekte të ndryshme tek fëmijët dhe përvoja nga njëra grua tek tjetra, nuk është gjithashtu e njëjtë. Qumështi i nënës është krijuar për të siguruar dhe mbrojtur fëmijën edhe në kohë të vështirësive dhe urisë. Një dietë e varfër ka më shumë të ngjarë të ndikojë tek nëna sesa foshnja e saj me gji.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor