Femijet 25 Janar 2020

Kura me kripë që trajton dhimbjet e veshëve tek të vegjlit

Femijet

Fëmijët e vegjël ankohen shpesh nga dhimbjet e veshëve. Por prindërit para se të shkojnë tek mjeku ose të marrin antibiotikë, duhet të informohen siç duhet.

Sipas “American academy of pediatrics”, fëmijët nga muaji 6-24 janë më të prirur për të pasur infeksion ë veshit, i cili nëse nuk shoqërohet me temperaturë, komplikacione apo dhimbje të mëdha, dhe mund të menaxhohet edhe pa përdorur antibiotik. Gjatë kësaj kohe prindi duhet të shikojë nëse dhimbja vjen nga një vesh apo nga të dy.


Nëse gjërat nuk janë duke u përkeqësuar, mund të përpiqeni të qetësoni dhimbjen edhe me metoda natyrale por ndërkohë duhet edhe të flisni me pediatrin e fëmijës. Sipas të dhënave të mbledhura nga “New York Times Special report”, rreth 80-90% e fëmijëve e kalojnë infeksionin e veshit brenda 7 ditëve pa përdorur antibiotik.


Mund të përdorni kripën për të qetësuar dhimbjet!
Sipas “American academy of pediatrics”, dhimbja e veshëve mund të qetësohet edhe me anën e kripës së vendosur brenda një çorape prej pambuku. Ajo mund të përgatitet duke marrë një corape të pastër dhe të gjatë prej pambuku, brenda së cilës mund të vendosni 1-1 ½ kripë të trashë si edhe disa pika vaj esencial çaji jeshil. Atë e ngrohni më pas në flakë të ulët brenda një ene metalike dhe në momentin që është ngrohur mund të hidhni pikat e vajit esencial. Vendoseni në vesh dhe e përsërisni derisa bebi të qetësohet. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor