Guide per shendetin 24 Janar 2020

“Gjella me kripë kripa me karar”; Vetëm kjo mënyrë përdorim për hudhrën do t'ju sjell përfitime shëndetësore

Guide per shendetin

Ju duhet të hani hudhër të papërpunuar sepse ajo përmban enzima dhe përbërës të cilët mund të luajnë një rol në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Përbërës të tillë mund të zvogëlojnë sasinë e qelizave të mëlçisë që prodhojnë kolesterol. Hudhra ka përfitimet shtesë për uljen e rrezikut nga kanceri, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e shëndetit të kockave, sipas “1 Million Health Tips.”

Problemi me gatimin e hudhrës sipas një studimi është se sapo nxehet vaji hudhra humbet aftësinë e saj për të prodhuar enzimën e nevojshme e cila bën mirë për shëndetin.  Me fjalë të tjera, hudhra humbet efektin e saj posa hidhet në tigan.

Për të bërë efekt një thelpi hudhër duhet patjetër të shtypet dhe të lihet ashtu për të paktën 10 minuta kohë e mjaftueshme kjo për formimin e enzimës që ju sjell vetëm ëprfitime për shëndetin.  

Por nëse nuk mundeni ta hani atë ka një mënyrë tjetër , duke e shoqëruar në ushqime të ndryshme. Nëse e keni zakon të pini lëngje dhe smoothie, provoni të shtoni një thelpi hudhër ose dy.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor