Ushqimi i ekuilibruar 24 Janar 2020

"Si të heqim dorë nga kafeina" Pyetëm një eksperte si Anxhela Panxhi

Ushqimi i ekuilibruar

Shumë nga ne ( duke përfshirë dhe veten ) nuk e imagjinojnë dot të nisin ditën pa një filxhan kafe ( ose tre ). Jo vetëm që është pjesë e rutinës tonë ditore, por na bën të ndihemi mirë, më aktiv, më të mprehtë dhe më të zgjuar.  Po,  si shumë gjëra të tjera të mira në jetë, edhe kafeina vjen me disa kundra.

Kafeina është një drogë dhe si shumë të tilla krijon vartësi. Ajo ka fuqinë të ndryshojë kimikatet e trurit, sidomos dopaminën e cila mund të nxisë ndjenjën e alertit dhe përqendrimit, thotë Anxhela Panxhi, experte dhe praktikuese e ekologjisë bimore ( herbal eco practicioner) në Shqipëri dhe Belgjikë.

Anxhela thotë që njeriu mund të krijojë dhe tolerancë ndaj kafeinës, duke shtuar kështu dozën e saj, për të ndjerë ndjenjën e të qenët aktiv.  Por,  nëse ekzagjeron me dozën, mund të përjetosh efektet anësore, që janë insomnia, ankthi, rrahje zemre jo të rregullta e të tjera. Ndërkohë që metabolizimi i kafeinës ndryshon nga organizmi në organizëm, edhe doza e “teprisë” ndryshon  nga njeriu në njeri.

Substanca që duam aq shumë ka dhe shumë efekte pozitive përpos dhurimit të energjisë. Mund të ulë presionin e gjakut , të përmirësojë tretjen, të lehtësojë dhimbjen e kokës dhe madje të zvogëlojë rrezikun e diabetit, thotë Anxhela. Megjithatë edhe nëse nuk mund të funksionojmë pa të,  është mirë që të bëjmë një pushim, sepse një kafe në ditë është dozë më se e mjaftueshme për trupin tonë. Kafeina qëndron në trupin tonë për më shumë se 12 orë, për këtë arsye këshillohet që ai filxhan të pihen në mëngjes ose  para orës 12 të drekës.

Ne pyetëm Anxhelën për mënyrat se si mund të heqim dorë nga zakoni dhe ajo na tregoi  këshillat dhe alternativat e saj, që mund të ndihmojnë dhe ata që janë më të varur dhe që nuk e mendojnë jetën pa të.

Mos e lej kafen në mënyrë të menjëhershme

Duket absurde por nuk është.  Vetëm nëse doktori të ka këshilluar të mos pish më kafe, mund ta bësh, në të kundërt nuk është opsioni më i mirë. Rrallimi i kafes dhe kafeinës duhet të ndodhë dalëngadalë duke ulur dozën ditore në mënyrë që mos tronditim organizmin  apo efektin “ tërheqja nga kafeja” që shoqërohet me të vjella, dhimbje koke, lodhje, ndryshim humori, probleme me përqendrimin apo dhe marrje mendsh-  thotë Anxhela.

Ndrysho ngadalë

Nësë je mësuar që të konsumosh tre kafe në ditë, ndryshimi duhet të jetë i ngadaltë dhe i zgjatur në kohë. Mund të ia nisim javën e parë duke zëvendësuar një nga kafet me një tjetër pa kafeinë, ndërkohë javën e dytë nga tre në dy filxhanë në ditë. Javën e tretë mund të pimë kafen e dytë pa kafeinë e kështu më radhë.  Derisa voila’ nuk je më i varur nga kafeina.

Gjej alternativa të tjera 

Kafeja nga rrënjët e çikores është mënyra më e mirë dhe e shëndetshme për të marrë vlerat antioksidantë që merren nga kafeja dhe per të rritur nivelin e energjisë që dëshirojmë apo që marrim nga ajo. Vlerat pozitive të kafes tradicionale i ka dhe ajo e çikores e cila mund të gjendet e gatshme ose duke pjekur dhe më pas bluar rrënjët e saj siç bënin dhe gjatë kohës së komunizmit. Ndonëse shija e saj është më e hidhur ajo është më e vlefshme dhe nuk ka efektet anësore që krijon mbidoza e kafesë.

Alternativë tjetër është green macha ose çaji i gjelbër, që ka vlera antioksidante, por duke pasur dhe element si L-tianina ka dhe element qetësues përpos elementit të nxitjes së energjisë. Në varësi të nivelit të energjisë që ka një individ i caktuar bëhët dhe ky adaptim i çajit të gjelbër me kafen.

Maka peruviane ose ginseng Peruvian, achuaganda, që janë dhe superfoods, të cilat nëse konsumohen nëpermjet cajit, athëerë ne marrin nivele të larta të energjisë që na shërbejnë për të zëvendësuar kafenë.

Ushtrimet e mëngjesit

Një nga arsyet se pse njerëzit e kanë qejf kafenë është energjia e madhe që marrim. Por, e dini çfarë është një tjetër bekim që të dhuron energji të pashtershme ? Ushtrimet apo sporti. Pavarësisht se çfarë është një tjetër bekim që të dhuron energji të pashtershme ? Ushtrimet apo sporti. Pavarësisht se çfarë bën, vrap nga liqeni, yoga në kushte shtëpie, palestër apo ushtrime me litar, nxitja e dopaminës është një mënyrë perfekte për të nisur ditën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor