Dekorime 24 Janar 2020

Po mendoni të bëni ndryshime në shtëpi?Arkitektët Agisa Xhemalaj & Donald Lutaj tregojnë trendet e arredimit për 2020

Dekorime

Viti  i ri sapo ka hyrë me shumë risi, trende, kontraste të forta edhe në botën më të bukur, atë të interierit. Shumë prej jush mund të jenë para faktit që kanë vendosur të blejnë një shtëpi, të rikonstruktojnë atë ekzistuese, disa të tjera mund të kenë dëshirën e madhe për ndryshime, por me një buxhet minimal ,ashtu sikurse ka dhe nga ata që i qëndrojnë besnik ndjekjes me fanatizëm të detajit dhe të bukurës. Viti 2020-të sjell brenda ambienteve tona të banimit natyrën . Shtëpia trend e 2020 do të marrë nuancat e rërës së shkretëtirës. Ngjyrat këtë vit do të jenë në modë ambientet komode dhe të ngrohta. Ngjyrat që do të mbizotërojnë do të jenë afër nuancave të natyrës, ngjyrat e tokës dhe të vjeshtës si kafe, bezhë, mustardë, okër.

NGJYRAT

Kete vit do te jene ne mode ambjentet komode dhe te ngrohta. Ngjyrat qe do te mbizoterojne do te jene afer nuancave te natyres, ngjyrat e tokes dhe tevjeshtes si kafe, bezhe, mustarde,oker.

SIXHADET  Menduat se u harruan sixhadet? Këtë vit ato rikthehen sërish në modë me dimensione të mëdha, por me një ndryshim këtë herë nga dizajni i luksit dhe i rafinuar, këtë herë sixhadeja bashkëkohore vjen nga materiali lino ose pambuk, e kuruar në detaje dizajni  i saj krijon pothuajse vepra arti, të cilat do t’i japin hijeshi këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera, jo më dyshemeve, por edhe pareteve . Kështu pareti kthehet në element shumë interesant duke u bërë pjesë e interierit.

KASHTË, BAMBU, GRES Kashta, bambuja, materialet gres të kombinuara me copa të rënda dhe shirita me nuancat e floririt do të krijojnë këtë vit kombinime pikante brenda interierëve tuaja.

MATERIALI DRURIT : Materiali i drurit i gdhendur dhe i punuar në detaj në mënyrë shumë fine dhe elegante dhe i vendosur në gjithë faqen e paretit tuaj do të sjell pranë ambienteve tuaja ndjesitë e vendeve të largëta ekzotike.

LETRA E MURIT : Sërish një nga elementët protagonist në ambientet tuaja, por me një ndryshim nga vitet e kaluara këtë vit preferohet ajo artizanale. Një tjetër risi këtë vit do të jetë gjithashtu përdorimi i letrave të murit në ambientet e kuzhinave dhe të tualeteve, sidomos ato që kane bazë disajnin me lule.

COPA VELVET Rikthehet sërish pas 2 vjetësh si një miksim interesant i komoditetit dhe luksit për të na rikujtuar elementët e së kaluarës, por këtë herë me ngjyra moderne, të forta siç është  bluja e errët, jeshilja e errët, portokallia e pjekur, e verdha dhe e kuqja. Velvet këtë vit do të jetë materiali, që do të vesh divanet dhe poltronat në ambientet tuaja të banimit.

ELEMENTET E GJELBËR Këtë vit elementet e gjelbër, si lule apo bimë vijnë si pjesë integrale e ambienteve të brendshme të banimit të kombinuara me ambiente me ngjyrë neutrale , kryesisht bezhë , një zgjedhje e tillë bën që elementi i gjelbër të lexohet mirë në ambient dhe njëkohësisht vendi të  jetë komod e jo iI lodhshëm. Nëse nuk e dëshironi praninë e natyrës brenda ambientit tuaj ,por dëshironi të ndiqni trendet e 2020-ës, zgjidhja do të ishte përdorimi në faqet e mureve i pikturave me dizajn bazë gjelbërimin.

PËRDORIMI I MATERIALE TË METALIT 2020 Do të jetë viti që do të na lejojë të guxojmë në kombinimet e materialeve të metalit dhe do të sjellë tendencë përdorimin dhe kombinimin e deri në 3 lloje metalesh brenda të njëjtit ambient. Materiali  i argjendit këtë vit do të qëndroj bukur duke krijuar kombinime të veçanta, por njëkohësisht kombinime, të cilat përbëjnë sitil dhe tendencë me materialet e metalit me bazë ngjyrën kafe si hekuri , bronx dhe ari.

TONALITET E ËMBLA, ATO FEMËRORE  Këtë vit tonalitet e lehta, të ëmbla me bazë rozën, bojëqiellin, jeshilen në ambientet neutrale do të qëndrojnë bukur dhe në harmoni duke dhuruar ambiente modern,  por njëkohësisht të ngrohta dhe shumë fine.

MOKETET Menduat se moketet dolën nga moda dhe se ato mund të kenë vetëm një funksion, siç është veshja e dyshemesë? 2020 iu vërteton krejt të kundërtën. Moketet këtë vit vijnë si kurrë më parë duke veshur paretet vertikale dhe duke i shtuar shtëpisë tuaj stil, ngrohtësi, në fund të fundit pas një dite të lodhshme pune çfarë do të na nevojitej më tepër?!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor