Shëndeti i gruas 24 Janar 2020

Ja se si oksitocina, hormoni i dashurisë, e bën më të lehtë lindjen natyrale

Shëndeti i gruas

Keni dëgjuar ndonjëherë për hormonin e dashurisë? Ky është sinonimi që i është vendosur oksitocinës, një hormon që influencon ndjenjat, funksionet fiziologjike dhe psikologjike si dhe marrëdhëniet e njerëzve.

Oksitocina është e lidhur ngushtë me lindjen. Kur prodhimi i saj është i pamjaftueshëm dhe shtatzënia është në rrezik, gjatë lindjes injektohet oksitocinë sintetike. Por ka protokolle specifike që duhen ndjekur në këto raste, duke qenë një procedurë joimune ndaj rreziqeve.

Çfarë është oksitocina?

Oksitocina është një hormon i prodhuar nga hipotalamusi  dhe sekretohet nga neurohipofiza, pjesa e poshtme e gjëndrës së hipofizës. Shkenca është përqendruar shumë në këtë hormon, duke pasur parasysh implikimet e saj në jetën e burrave dhe grave, nga ngjizja në jetën e të rriturve, duke kaluar në të gjitha fazat e rritjes.

Në fakt, oksitocina luan rol gjatë lindjes, ushqyerjes me gji, ndërveprimet sociale, marrëdhëniet sentimentale dhe seksuale, etj.

Ushqimet që ndihmojnë në një prodhim më të madh të oksitocinës nga ana e hipofizës janë:

Shega

Kakao

Çokollatë

Vanilje

Mjaltë

Luleshtrydhe

Banane

Roli i oksitocinës në lindje

Oksitocina prodhohet në mënyrë natyrale mjaftueshëm gjatë dhimbjeve të lindjes dhe më pas gjatë lindjes: është pikërisht hormoni përgjegjës për kontraktimet e qelizave të muskujve të mitrës. Në raste të veçanta, injektohet në mënyrë intravenoze në mënyrë që të favorizojë lindjen si dhe të zvogëlojë komplikacionet si për nënën, ashtu edhe për fëmijën.

Oksitocina sintetike prodhuar në laborator përdoret në rast të një shtatzënie në rrezik, në rast të procesit shumë të gjatë të lindjes, në rast të preeklampsisë ose këputjes së parakohshme të membranave të mitrës. Përdoret për të promovuar lëvizjet e muskujve të mitrës, për të rritur kontraktimet dhe për të përgatitur qafën e mitrës për lindje.

Por oksitocina luan rol edhe pas lindjes: gjatë fazës së laktacionit, vetë foshnja, gjatë thithjes së gjirit, promovon prodhimin e saj dhe favorizon tkurrjen e muskujve rreth gjëndrave të qumështit, gjë që nga ana tjetër rrit prodhimin e qumështit.

Efektet e mundshme anësore të oksitocinës

Oksitocina është shumë e rëndësishme në sferën e ndjenjave dhe marrëdhënieve, por mund të ketë edhe efekte negative ose të rrezikshme në sjelle. Duke stimuluar ndjenja pozitive si altruizmi, zemërgjerësia dhe empatia, mund të veprojë si një ndalues i frenave sociale siç janë frika, ankthi dhe stresi, duke theksuar deficite të marrëdhënieve si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e humorit. Për më tepër, shkencëtarët po studiojnë marrëdhëniet e mundshme mes fëmijëve me çrregullimeve autike dhe oksitocinës.

Oksitocina duhet të administrohetme kujdes për shkak se efektet e saj në mitër ndryshojnë shumë nga njëra grua në tjetrën. Një dozë fillon të hyjë në fuqi pas 40 minutash: mund të shkaktojë kontraktime të forta dhe të shpeshta, por mund të mos ketë dhe asnjë efekt. Rasti i parë mund të zvogëlojë furnizimin me oksigjen në trurin e fëmijës, me pasoja të tilla si paralizë cerebrale infantile, prapambetje mendore ose paaftësi të tjera.

Komplikikimet e tjera që lidhen me përdorimin e oksitocinës përfshijnë:

Shqetësim i fetusit

Aritmi kardiake,

Takikardi,

Konvulsione

Presion i lartë i gjakut,

Çarje e mitrës

Hemorragji pas lindjes,

Pra përdorimi i oksitocinës rekomandohet vetëm në raste urgjente, kur vazhdimi i shtatzënisë do të vinte në rrezik nënën dhe fëmijën. Është thelbësore të sigurohet që do të bëhet monitorimi i duhur i rrahjeve të zemrës së fetusit dhe aktivitetit kontraktues të mitrës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor