Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç'mund ta imagjinoni. Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë, edhe zakonet nga më të çuditshmet për shembull. Dhe nëse do të ndaleshim në këtë pikë, duhet të pranojmë që mbretëresha Elizabeth ka shumë për të treguar, sidomos kur bëhet fjalë për stilin e saj.
E keni vënë re që gjyshja e William dhe Harry-t, vishet nga koka tek këmbët me ngjyra të forta? Një zgjedhje e guximshme për një mbretëreshë, apo jo? Megjithatë ajo duhet të vishet me ngjyra jo se i pëlqen, por sepse kështu ia dikton protokolli. Në këtë mënyrë qytetarët mund ta dallojnë sa herë që parakalon me raste festash.
Ajo që nuk dini është se, ndryshe nga Meghan dhe Kate, 93-vjeçarja nuk vesh kurrë të njëjtën veshje më shumë se një herë. Dhe sigurisht që as kjo nuk është zgjedhje e saj, por pjesë e etikës mbretërore. E thënë më ndryshe, mbretëresha Elizabeth nuk mund t'i lejojë vetes të njëjtën veshje, sepse të ftuarit mund ta konsiderojnë si fyerje dhe mungesë respekti karshi tyre. Por ç'ndodh me to? Sipas gazetareve Zoe Burrell dhe Angela Mollard, Elisabeth u fal veshjet stilistëve të saj, të cilët mund t'i veshin ose edhe t'i shesin.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...